Protesta: Vota është e shenjtë
Tiranë (Start) - Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar të parën protestë të madhe në qendër të kryeqytetit pas daljes nga greva e urisë së liderit të saj Ilir Meta me 9 deputetët e tjerë që e mbështetën. Në mitingun e organizuar në qendër të Tiranës, LSI, me përkrahjen edhe të partive të tjera të vogla si PS 91, PAD, PDK, dhe LZHK doli me moton “Vota është e shenjtë”. Kryetari i saj Ilir Meta në fjalën para simpatizantëve të tij u shpreh se “Jemi sot pikërisht për të evituar një tragjedi të re, sepse rreziku është i madh, sepse Sali Berisha është përsëri në pushtet, sepse në krye të partisë që duhet të ishte garantja kryesore e zgjedhjeve të ardhshme, po shfaqet një Berishë më i madh se Sali Berisha”.
Ai theksoi se qëllimi kryesor i mitingut ishte mbrojtja e votës së lirë. “Jemi këtu për të mbrojtur votën e atyre qe na votojne ne, por edhe gjithë të tjerëve që duan që vota të shkojë ku ata besojnë. Jemi këtu si rrallë më parë të gjithë së bashku rreth flamurit tonë kombëtar, jemi këtu nën himnin e tij dhe jemi këtu të gjithë, si një forcë e jashtëzakonshme dhe shumë e ndërgjegjshme, besnike dhe garantiste për të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë popullit shqiptar”, tha ai.
Duke komentuar grevën e para disa ditëve, Meta u shpreh se “para pak ditësh, një grup deputetësh të forcave të ndryshme politike u detyruan të hyjnë në një grevë urie. Morën një vendim të padëshirueshëm, bënë një zgjedhje të vështirë, por ishte e domosdoshme. Ishte e domosdoshme për të zgjuar dhe sensibilizuar të gjithë shqiptarët për rrezikun që mund të vijë, por njëkohësisht, edhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse Sali Berisha dhe Edi Rama tashmë, prej një viti, ortakë dhe miq për kokë të njëri-tjetrit, kishin vendosur, ashtu siç bënë me Kushtetutën natën e 21 Prillit, që përsëri në mënyre tinzare, në mënyre antidemokratike dhe si gjithmonë pas krahëve të qytetarëve shqiptarë, të bënin fakt të kryer një Kod elektoral me probleme shumë të mëdha”.