E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Dita e Pavarsisë së Shqipërisë

Dita e Pavarsisë do të jetë e mbushur me shumë aktivitete të ndryshme. Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, organizon një pritje shtetërore për personalitetet e të gjitha fushave në Shqipëri, me rastin e 96-vjetorit të pavarësisë. Pritja, si zakonisht do të organizohet në Pallatin e Brigadave. Presidenti Topi, në krah të Kryeministrit Berisha dhe kryetares së Parlamentit, Topalli do të mbajë fjalën e rastit. Në fillim ai do të vlerësojë aktin e patriotëve shqiptar, që 96 vjet më pare morën nismën për ngritjen e flamurit dhe për shpalljen e Shqipërisë të "pamvarme". Gjithashtu, Presidenti Bamir Topi pritet t'i dërgojë urime të veçanta të gjithë shqiptarëve që jetojnë në trevat e tyre si dhe ata që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.Ndërsa Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë në familjet e dëshmorëve të Azem Hajdarit dhe Ramize Gjebrea

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›