Ndoka braktis Berishën: Do votoj pro qeverisë nëse demokristianët do jenë pjesë e saj
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, gjatë një interviste në televizionin News 24, tha se vota e tij për qeverinë e re do të jetë vetëm nëse pjesë e saj do të jetë edhe deputeti Mark Frroku.
Deklarata
Ndoka bëri të ditur se po punon për bashkimin e të gjithë demokristianëve ndërsa pohoi se ka pasur kontakte me deputetin Mark Frroku i cili aktualisht është pjesë e mazhorancës së re. Po punojnë për bashkimin e partive kristiane. Kemi pasur kontakte dhe me partine e Mark Frrokut, nëse PS do i qëndrojë marrëveshjes me kristiandemokratët unë nuk do votoj qeverinë, por do votoj Mark Frokun, tha Ndoka. Kreu i demokristianëve tha se do të vijojë të jetë në opozitë ndërsa kërkoi një bashkëpunim më të madh mes mazhorancës dhe opozitës. Së pari është me rëndësi që të ketë klimë bashkëpunimi përtej numrave. Të ketë bashkëpunim mazhorancëopozitë. Unë nuk e preferoj një gjë të tillë. Nuk do kemi të tilla precedentë. Pasi opozita e sotme do jetë ndryshe nga PS që ka bërë opozitë problematike. Nëse nuk do ketë bashkëpunim kjo mazhorancë do i shkurtojë ditët e vete. Edhe vetë PS duhet të jetë me e hapur. Roli im do jetë opozita, por do dëshiroja të kemi qeverisje sa më të mirë, qëndrimet e mia do jetë fleksibël, por jo pazare politike, theksoi Ndoka.
Shkodra
Nard Ndoka e vlerësoi si pozitive faktin që PD humbi në Shkodër, pasi sipas tij ajo do të mbetej një ishull izoluar. Por, gjithashtu Ndoka hodhi akuza për vjedhje dhe manipulim votash duke anashkaluar përgjegjësinë nga vetja apo ekipi drejtuesi i PD-së në qytetin verior. E para nëse flasim për fenomenin do e konsideroja pozitiv që dhe Shkodra të mos mbetej si ishull i vetmuar. Kjo me rëndësi për faktin se Shkodra i ka paraprirë zhvillimeve në çdo rast. Kjo është civilizim i elektoratit. Në Shkodër nuk pati frymë opozitare. Ekipi i Partisë Socialiste nuk bëri ndryshim, por devijimi i votës dhe vlera e votës e tjetër çuan përfaqësimin në qarkun e Shkodrës. Për këtë ka prova të mjaftueshme, madje policia ka kapur në procesin e blerjes ë votave. Informacione nga shërbimet sekrete ka pasur. Por, nuk u ndërhy që të mos merrej si formë presioni ndaj partive të veçanta, u shpreh Ndoka.