E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita/Gazsjellësi TAP zyrtarizon aksionarët e mëdhenj - SOCAR e BP nga 20 %, French Total 10 %

12-07-2013 / Gazeta 55

Gazsjellësi TransAdriatic Pipeline, TAP do të ketë aksionerë të saj kompani nga më të njohurat në botë në fushën e energjetikës. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” kompania azerbajxhanase shtetërore e energjisë SOCAR dhe kompania britanike BP do të zotërojnë secila nga 20 për qind të aksioneve të TAP, ndërkohë që francezja French Total do të marrë 10 për qind të tjera të aksioneve të projektit. Agjencia i referohet presidentit të SOCAR Abdullayev i cili ka deklaruar se dokumentet përkatëse do të nënshkruhen brenda dy muajve të ardhshme.  Gazsjellësi TAP, me një gjatësi 870 kilometra do transportojë gaz natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në tregjet e Evropës Perëndimore. TAP nis nga lidhja me gazsjellësin Trans Anatolian në afërsi të kufirit greko-turk përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik duke dalë në jug të Italisë. Korridori i TAP lehtëson furnizimin me gaz edhe të vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi e Kroacinë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›