E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka e Beqja: Sulmet ndaj presidentit, banale. Topalli është kone e Berishës

Share

Dy përfaqësues të Qarkut të Shkodrës në politikë, Nard Ndoka dhe Ilir Beqja, I kanë dënuar sulmet e Jozefina Topallit ndaj Presidentit topi, duke I cilësuar ato banale.

Mendoj se janë debate shterpë, pasi përqendrohen në çështje folklorike, gati banale dhe që nuk kanë të bëjnë me atë që është realisht marrëdhënia që kërkon vëmendje, pra ajo mes dy institucioneve. Nga ana tjetër, mendoj se Presidenti nuk ka bërë ndonjë deklarim ofensiv, por ka nënvizuar një të vërtetë, duke i tërhequr vëmendjen Kryetares së Kuvendit, e cila duhet të flasë në gjuhën letrare. Njihet zonja Topalli për karakterin e saj të papërmbajtur, deri edhe agresive, si një kone e përkëdhelur e z. Berisha që shpesh krijon tensione. Por thelbi është ai që thashë më lart: marrëdhëniet e vërteta që duhen gjykuar janë ato institucionale dhe jo shkëmbimi i replikave të këtilla, ka thënë Ndoka për Shqip.

Nuk besoj se ka në fjalët e Presidentit fyerje për figurat e njohura të Shkodrës dhe kontributet e saj. Madje mesa kam lexuar Presidenti ka vlerësuar këtë kontribut. Kështu që mendoj se nuk është gjë e mirë që Shkodra të jetë fyer, qytetaria e saj dhe gjykoj se nuk është mirë që Shkodra të përmendet në opinionin publik për gjëra të kësaj natyre. Toleranca e saj është toleranca e Shqipërisë e prandaj mendoj se akuza të tilla nuk mund dhe nuk besoj se do të merren seriozisht, aq më tepër të kenë pasoja, ka thënë nga ana tjetër Ilir Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›