E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Replikat me Topallin? Institucionet duhet të merren me integrimin e vendit

Share

(E PERDITESUAR)- Gjatë vizitës së tij në Kuçovë, presidenti Topi është pyetur edhe në lidhje me replikat me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli. Presidenti ka thënë se prioritet i tij është integrimi i vendit, jo replikat dhe ky prioritet, sipas presidentit, duhet të jetë prioritet për të gjithë institucionet.

Për mua prioritet është axhenda e integrimit dhe plotësimi i rekomandimeve të BE-së. Besoj se dhe institucionet e tjera do të merren me integrimin e vendit, për të mirën e qytetarëve, ka thënë presidenti gjatë prononcimit të tij.

###

Presidenti Bamir Topi ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në Kuçovë, për të nderuar shkencëtarin polak, Sanislav Zuber, i cili u ekzekutua nga ana e regjimit komunist.

Në këtë takim, presidenti është shoqëruar nga ana e ambasadores polake në Tiranë, ministri i Kulturës në Poloni, ministri i Kulturës shqiptare, Aldo Bumçi, si dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibali.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Topi ka vlerësuar lart figurën e Zuber, i cili ka dhënë shumë për gjelogjinë shqiptare, ndërsa ka dënuar krimet e komunizimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›