E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama te ulemi per reformen zgjedhore ne kushte pariteti

Tirane 17 tetor 2011 NOA- Ne fjalen e mbajtur gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat Kryeministri Berisha shprehu edhe njehere gatishmerine per te pare perpara duke ftuar opoziten qe te ulen dhe te trajtojme ne menyren me serioze problemet e reformave dhe ne radhe te pare ate zgjedhore.
Ne i qendrojme propozimit te meparshem dhe ne rast se opozita deshiron qe me ekspertet e saj te propozoje amendamentet dhe ti dergoje ato ne Komisionin e Venecias dhe OSBE- OHIR ne i votojme pa kushte se kemi bindjen se ajo qe vjen nga keto institucione eshte brenda standardeve kombetare. Ne rast se zoti Rama kerkon ngritjen e tryezes ku ne i kemi dhene pergjigje me shkrim ne jemi te gatshem te ngreme tryezen ne prani te eksperteve te punojme me konsensus te plote dhe te finalizojme ne nje kohe rekord reformen zgjedhore u shpreh Berisha.
Ne vijim ai shtoi se Rama nuk do deri tani te punoje per reformen sepse ai propozon nje skeme tjeter pasi vetem reforma zgjedhore atij nuk i intereson.
Sipas tij e njejta gje vlen edhe per rregulloren e parlamentit por shtoi se rregullorja duhet te jete brenda kritereve nderkombetare.
Kryeministri theksoi se Duhet tu them qytetareve se pavaresisht nga te gjitha zoti Rama e shprehu se realizoi qellimin e tij dhe ai ishte rrezimi i statusit fakti se te gjitha vendet e moren pervee Shqiperise tregon se ka nje opozite qe ka perzgjedhur bllokimin per pengimin e integrimin si te vetmen rruge per te ardhur ne pushtet por une jam i bindur se kjo eshte nje perzgjedhje e gabuar. Nuk ndodh qe ndonje opozite te kete prioritet pengesen e integrimit.
Ai tha me tej se komuniteti nderkombetar ka bere perpjekjet me te jashtezakonshme ku ka patur dhe takime per te ndihmuar Shqiperine dhe ka pasur takime enkas dhe vetem per te ndihmuar zotin Rama por rezultati i tyre ishte jo ai per ate qe nderkombetaret punonin.
Nderkaq Berisha tha se Rama per 2 vite kerkoi hapjen e kutive por e vetmja gje qe ndodhi eshte se PS u fut ne kuti sepse harroi te permbushi misionin e vet te opozites te kritikes dhe kontrollit.
Ne perfundim ai ftoi kryesocialistin se ne rast se deshiron reformen zgjedhore duhet te ulen ne kushte pariteti.
a.y/NOA

Ne foto Kryeministri Berisha dhe kreu i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›