Topi: Prioritet për institucionet, jo debatet, por integrimi në BE
Kreu i shtetit Bamir Topi u ka kërkuar institucioneve shqiptare të nisin punën për përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian për integrimin e vendit.
Këtë deklaratë Topi e bëri gjatë vizitës së tij në Urën Vajgurore. Ai ka anashkaluar të gjitha pyetjeve të gazetarëve në lidhje me debatet mes tij dhe kryeparlametares Topalli.
Për mua prioritet është axhenda e integrimit. Besoj se integrimi është prioritet edhe për institucionet e tjera. Duhet të përmbushen me seriozitet 12 kriteret e BE-s ka theksuar Topi.