Ndoka kunder Rames: Listat e mbyllura jane deshtim Qamil Xhani
Pas deklarates se bere nga kryesocialisti Edi Rama per reformen zgjedhore, ka ardhur dhe reagimi i pare. Aleati i PS-se, kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, shprehet se ideja per mbajtjen e listave te mbyllura te kandidateve ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, eshte nje zhvillim pozitiv per reformen zgjedhore. Duke theksuar se heqja e ketyre listave eshte nje kerkese e hershme e aleateve, Ndoka thote per "Koha Jone" se keto lista kane qene nje deshtim per reformen zgjedhore, bashke me ndryshimet e tjera qe u bene ne kod. Ndoka shton se nje zgjidhje e mundshme eshte ajo qe te mos jete sanksionuese ne kod ceshtja e listave. "Listat e mbyllura jane nje deshtim, pasi ato u sherbejne kryetareve per ekuilibrat e brendshme partiake ne PD dhe PS. Ne nuk mund te nderhyjme ne ceshtje qe kane te bejne me politiken e tyre, por meqe jane kaq te angazhuar per keto lista, le te mos e bejne ndaluese ne kod kete gje. Nje zgjidhje do te ishte qe ceshtja e listave te mbetej nje opsion i hapur ne Kod", tha dje Ndoka. Kreu i demokristianeve thekson se deklarata e kreut te selise roze eshte nje nisje jo e mire e reformes zgjedhore. Sipas tij, edhe me pare PS-ja ka pasur kete kerkese, por duhet te merren parasysh nga te dy forcat politike mendimi i subjekteve te tjera elektorale. Ai shton se listat e mbyllura te kandidateve u provuan ne zgjedhjet e vitit 2009 dhe sollen rezultate jo te mira. "Per mua eshte nje zhvillim jo pozitiv dhe nje nisje jo e mbare e reformes zgjedhore, edhe pse nuk eshte thene ne menyre zyrtare. Nje nga kerkesat tona, jo vetem ne takimin qe beme mes partive te vogla, por edhe qe nga koha qe u miratua kodi, ka qene shmangia e listave te mbyllura. Arsyet kane qene te thjeshta dhe ne i provuam ne 2009-n pasojat e ketyre listave dhe kerkojme qe te mos aplikohen", thote Ndoka. Lidhur me reformen zgjedhore, kreu i PDK-se deklaron se ende nuk ka pasur konsulta mes aleateve dhe partive te medha. Ndersa shton se shqetesimet dhe vendimet e miratuara ne tryezen e partive te vogla, do te prezantohen ne tryezen e dy forcave kryesore per reformen. "Ne do e kundershtojme kete ne momentin qe do te behen diskutimet per kodin, por nuk mund te pranojne qe cdo gje te behet sipas interesave te dy partive me te medha", u shpreh Ndoka. Reagimi i aleatit te PS-se vjen pas deklarates se bere, dy dite me pare, nga kreu i selise roze, i cili eshte shprehur se listat e hapura jane te deshtuara.
Kodi Zgjedhor per listat e hapura
Neni 67
"Emrat ne listen e partise paraqiten te renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri nje. Numri i kandidateve ne listen shumeemerore te nje partie te regjistruar si subjekt zgjedhor me vete ose e partive te koalicionit, ne teresi, nuk duhet te jete me
i vogel sesa numri i mandateve qe do te zgjidhen ne zonen zgjedhore perkatese", thuhet ne nenin 67 te Kodit Zgjedhor, per paraqitjen e listave te kandidateve.
Kodi Zgjedhor per listat e hapura
Neni 67
"Emrat ne listen e partise paraqiten te renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri nje. Numri i kandidateve ne listen shumeemerore te nje partie te regjistruar si subjekt zgjedhor me vete ose e partive te koalicionit, ne teresi, nuk duhet te jete me
i vogel sesa numri i mandateve qe do te zgjidhen ne zonen zgjedhore perkatese", thuhet ne nenin 67 te Kodit Zgjedhor, per paraqitjen e listave te kandidateve.