E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Lejet e ndertimit, procedurat per 45 dite Luljeta Ndoka

Me hartimin dhe miratimin e Planit Urbanistik te Tiranes, pritet qe nder te tjera, edhe procedurat nga dita e aplikimit per marrjen e lejes e deri te procesi i ndertimit, te behen brenda 45 ditesh. Nje fakt te tille e beri te ditur dje kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, gjate takimit me Konsujt e Nderit te Shqiperise ne bote. "Se bashku me qeverisjen qendrore po shikojme cdo mundesi te shkurtimit te barrierave administrative dhe fiskale. Se shpejti, do te instalojme One Stop Shop, ne Tirane. Ne maj te vitit tjeter, do te jete gati Plani i ri Urbanistik. Kombinimi i te dy ketyre hapave do te thote qe nuk do te duhen me shume se 45 dite ne Tirane, per te filluar per te ndertuar, nga me shume se 360 dite qe duhen sot", tha Basha. Gjate takimit me konsujt, kryetari i Bashkise se Tiranes shprehu falenderimet dhe mirenjohjen per rolin e madh qe ata kane luajtur ne forcimin e marredhenieve politike te Shqiperise me vendet qe ata perfaqesojne, por edhe per mbeshtetjen qe keto vende i kane dhene Shqiperise ne proceset integruese. Ai kerkoi prej tyre nje rol aktiv ne zgjerimin e marredhenieve ekonomike mes Shqiperise dhe vendeve qe ata perfaqesojne. "Ne terma ekonomike, prezenca juaj ka nje vlere te shtuar. Per nje kohe te gjate, me vendet tuaja, kemi pasur marredhenie per kerkim ndihme dhe asistence, por ne sot, shohim mundesine qe vendet tuaja te shikojne mundesite ekonomike, per te investuar ne Shqiperi", tha Basha, duke shtuar se keto mundesi jane me te medha ne Tirane. Sipas tij, me shume se 30 per qind e GBP-se prodhohet ne qytetin me te madh te vendit. "Tregu i punes qe Tirana perfaqeson, eshte i ri, i motivuar dhe i kualifikuar. Se bashku me qeverisjen qendrore po shikojme cdo mundesi te shkurtimit te barrierave administrative dhe fiskale. Nga ky takim deshiroj qe te merrni disa fakte dhe t'i ndani ne vendet tuaja. Une eliminova mbi 60 tarifa dhe taksa, si akti i pare i imi si kryebashkiak", tha Basha. Ai beri me dije se Bashkia e Tiranes po kerkon sasi te medha toke ne periferi te qytetit, per te vendosur parqe teknologjike, me lehtesi te IT, por pa perjashtuar industrite qe po operojne tani ne Shqiperi. "Se bashku me keto, kam planifikuar shpenzimin e 450 milione eurove pune publike ne Tirane, si ne ndertimin e unazave te qytetit, zgjerimin e bulevardit qendror te qytetit, dy linja tramvaji me nje kombinim prej 20 kilometrash", beri me dije Basha. Ai tha se eshte parashikuar edhe nje terminal i ri per trenat, autobuset, etj; duke perfshire edhe qendra tregtare ne to. "Duke u mbeshtetur te ju dhe idete tuaja, per te bere te ditur ne vendet tuaja, per te bere lidhje praktike mes Bashkise se Tiranes dhe cdo biznesi. Zhvillimi ekonomik dhe punesimi eshte prioriteti im kryesor", iu drejtua Basha konsujve.

Plani Urbanistik, me emergjenti

Basha i ka njohur konsujt me projektet e Bashkise se Tiranes. "Detyra e pare dhe me e rendesishme eshte perfundimi i Planit Urbanistik", tha Basha. Kryebashkiaku theksoi se per hartimin e ketij plani, i cili do t'i sherbeje qytetit ne 30 vjetet e ardhshem, jane angazhuar ekspertet me te mire ne qytet, ne vend dhe ne mbare boten. Miratimi i Planit Urbanistik do te ndihmoje shume ne zhvillimin ekonomik te Tiranes, per ta bere ate nje qender mjaft atraktive per te gjithe investitoret. Njekohesisht, kjo pritet qe te ndikoje ne hapjen e mijera vendeve te reja te punes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›