Ndoka merr mbështetjen e demokristianëve italianë për zgjedhjet e 28 qershorit
Një delegacion i lartë i UDC-së së Italisë ka zhvilluar një vizitë dyditore në vendin tonë, i ftuar nga kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Gjatë ditës së djeshme, delegacioni i lartë i demokristianëve italianë ka marrë pjesë në një takim të zgjeruar me demokristianët shkodranë. Në këtë takim, përveç kryetarit të PDK-së, Ndoka, ka folur edhe përfaqësuesi i lartë i demokristianëve italianë, Luigi Baruffi, i cili ka vlerësuar lart bashkëpunimin e ngushtë midis dy partive demokristiane. Ai u shpreh se UDC-ja italiane do të mbështesë Partinë Demokristiane në fushatën e ardhshme zgjedhore me ekspertë dhe logjistikë si dhe do të monitorojë me përfaqësuesit e saj të gjithë procesin zgjedhor, sidomos në ditën e zgjedhjeve.
22 Shkurt 2009