E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers: “Shqipëria, anëtare e NATO-s në samitin e prillit”



Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Xhon Uidhers, gjatë fjalës së mbajtur në një tryezë pune midis përfaqësuesve të politikës shqiptare, u shpreh se Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO në samitin e prillit. “Në më pak se dy muaj, Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s me të drejta dhe privilegje të barabarta. Po e përsëris edhe një herë, sepse tingëllon bukur: me të drejta dhe privilegje të barabarta”, - u shpreh Uithers. I pranishëm në këtë aktivitet, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, është shprehur se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të nxisë reformat e zhvillimit të vendit. “Me anëtarësimin në NATO nuk do të shterojë procesi i reformave. Përkundrazi, qeveria është e bindur të vazhdojë rrugën e ndërmarrë deri tani”, - është shprehur Basha. Edhe kryetarja e deputetëve socialistë, Valentina Leskaj, deklaroi se është hera e parë që një opozitë bëhet iniciatore dhe angazhohet për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, duke dhënë konsensusin për nisma të rëndësishme për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Megjithatë, guri i provës vazhdojnë të mbeten zgjedhjet e 28 qershorit që do të monitorohen nga institucionet ndërkombëtare.

22 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›