Rama, dialogun me rinine e nis nga Dushku
Kryetari i PS-se, Edi Rama, ka rinisur turin e tij te dialogimit me shqiptaret, por qe gjate ketij muaji, rinia do te jete ne qender te dialogut. Keshtu, takimin e pare me rinine, kreu socialist e ka nisur nga fshati Dushk, zone nga e cila mori emrin dhe fenomeni i "Dushkut" per zgjedhjet ne vend. Gjate ketij takimi, Rama theksoi se "ne kete komune, ne deshirojme te fillojme rrugetimin e perbashket, me te rinjte dhe te rejat e ketij vendi, per te treguar se rinia nuk jeton vetem ne qytet, rinia nuk jeton vetem ne bulevardin e Tiranes, rinia nuk jeton vetem ne hapesirat urbane, por rinia e gjalle, aktive, me endrra dhe ambicie jeton edhe ne fshat". Sipas tij, per politiken e vjeter te ketyre 17 vjeteve, fshati nuk ka ekzistuar asnjehere, si nje hapesire te drejtash dhe lirish te barabarta, por qenie te gjalla, qe thjesht dhe vetem duhet te mbijetojne. "Per politiken e vjeter ne fshat nuk ka te reja dhe te rinj. Per ne, eshte e papranueshme, qe te rejat dhe te rinjte, qe lindin dhe rriten ne fshat, qe shkollohen ne fshat me sakrificat e patregueshme te prinderve, kane si rruge te vetme arratine, ose papunesine, pasi dyert e universitetit per ta, jane dyer te mbyllura, pasi nje pakice shume e vogel e tyre ka mundesi te hyje ne universitet", vleresoi kryetari Rama gjate bisedes me te rinjte. Madje, per kete arsye, Rama ftoi te rinjte qe "t'i japim jete nje politike qe i rikthen fshatit shqiptar mundesine per prodhim, mundesine per mireqenie, per shkollim te te gjithe femijeve te vet, qe i rikthen Shqiperise mundesine per te qene atdheu i endrrave te njerezve te vet".