E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e ZMQ-së: Mos blini karburant për 24 orë

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve ka paralajmëruar se do të organizojë sot një protestë qytetare për të solidarizuar qytetarët për çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. Kjo organizatë ka bërë thirrje që ditën e sotme dhe për 24 orët në vijim, të mos blihet karburant në asnjë pikë shitje nga qytetarët në formë proteste. ZMQ-ja ka deklaruar se shqiptarët po paguajnë lëndët djegëse më lart se në gjithë Evropën. Gjatë kësaj jave, çmimet kanë qenë mesatarisht 1 litër naftë me 125 lekë dhe 1 litër benzinë dhe 1 litër euro diezel me nga 130 lekë, duke pasuar uljen e fundit të muajit të kaluar me 5 lekë për litër. Çmimi i naftës në bursë është rreth 50 dollarë për fuçi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›