Ndotja akustike, gjoba e pezullime aktivitetesh në Shëngjin

Aksioni kundër ndotjes akustike është shtrirë në zonën turistike të Shëngjinit, ku janë gjobitur dhe janë pezulluar dhjetra subjekte që nuk kanë respektuar normën e lejuar të zhurmës.
Drejtori i Pergjithshem i Kontrollit Mjedisor, Alfred Deshati, tha se nga kontrollet që jane ushtruar ne te gjitha lokalet dhe restorantet qe shtrihen pergjate bregdetit te Shengjinit, eshte konstatuar neglizhence e pronareve te ketyre subjekteve per tu pajisur me leje mjedisore si dhe tejkalim i normes se ndotjes akustike te shkaktuar prej tyre.
Aksioni i inspektoreve te mjedisit ne Lezhe eshte mbeshtetur edhe nga policia e rendit dhe forcat e nderhyrjes se shpejte, nderkohe qe behet e ditur se numri i subjekteve qe identifikohen si ndotes te akustikes eshte reduktuar ndjeshem, krahasuar me vitet e tjera.