E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja akustike në Vlorë, gjoba dhe pezullime për lokalet

Gjoba deri në mbyllje të aktiviteteve për baret, diskotekat apo lokalet që gjenerojnë zhurma dhe ndotje akustike në qytetin bredgetar të Vlorës. Për këtë arsye, eshte ngritur stuktura e posacme e task-forces që perfshin nje bashkepunim te gjere institucionale, për të reduktuar fenomenin e ndotjes akustike në Vlorë, sidomos përgjatë vijës bregdetare.
 

Sipas Sekretarit te Pergjithshem te prefektures, Kasem Cenaj, cdo dite inspektore te agjencise rajonale te mjedisit , drejtorise se shendetit publik, prefektures se qarkut por edhe forcave te rendit, patrullojne per te kontrolluar zbatimin e draft-udhezimit per shmangien e muzikes mbi normen e lejuar ne afersi te zonave te banuara nga subjektet private.
 

Sipas tij, ecuria e sezonit turistik vleresohet e mire, pasi bashkepunimi midis institucioneve që janë pjese e task-forces ka sjelle efikasitet ne zbatimin e ligjit. Këto masa janë marrë pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe pushuesve se subjektet private prodhojnë ndotje akustike deri në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›