Ndotja nga nafta në Fier, masa nga Drejtoria e Mjedisit
Ndotja e mjedisit nga subjektet që operojnë në fushën e hidrokarbureve dhe për nxjerrjen e naftës ka angazhuar edhe më shumë inspektorët e Drejtorisë së Mjedisit në Fier.
Ankesat e vazhdueshme të banorëve të zones për ndotjen e mjedisit, përzierjen e burimeve të ujit me naftën bruto, apo edhe zhurmat e subjekteve private që nxjerrin lëndën djegëse kanë detyruar Drejtorinë e Mjedisit të ndëshkojë këto subjekte me 8 gjoba për 6 mujorin e këtij viti.
Sipas kreut të Mjedisit të qarku Fier, Saimir Hoxha edhe subjekte të tjera kane marre vërejtje paralajmeruese per masa administrative në rast se do të konstatohen shkelje.
Hoxha thotë se ka bere nje kallzim ne Prokurori per ndjekje penale lidhur me ndotjen mjedisore qe ndodhi para disa kohesh ne komunen Zharez, si dhe për ndotjen e nje rezervuari nga hidrokarburet ne fshatin Kash ne komune Qender, duke përbërë një rrezik evident për banorët e zonës.