Ndotja akustike specialistet Situata shqetesuese

Autoritetet e Mjedisit ngrejnë shqetësimin për nivelin e lartë të ndotjes akustike në vend. Nga monitorimet e vazhdueshme edhe pas daljes së ligjit për ndotjen akustike, specialistët vërtetojnë se nuk ka shumë përmirësime. Tirana, në veçanti zona e ish- bllokut, kryeson listën e qyteteve më problematike. Ndërkohë që pothuajse në të gjitha zonat e plazheve ka një nivel të lartë të ndotjes akustike.
“Vendi ynë përfshihet ndër vendet e para për ndotje akustike. Qyteti i Tiranës është qyteti më i ndotur sot për sot sepse lëviz numri më i madh i makinave, infrastruktura jo e përshtatshme e rrugëve, njëkohësisht objekte të ndryshme, lokalet, e bëjnë zhurmën që të jetë prezent në këtë qytet” thotë Baki Dervishi, drejtor i laboratorit të analizave në Agjensinë e Pyjeve dhe Mjedisit.
Edhe këtë vit janë përcaktuar orare për subjektet që ushtrojnë aktivitete të ndryshme, gjatë ditës dhe natës. Në rast se nuk zbatohen kriteret dhe nuk ka një leje të posaçme për zhurmat atëherë parashikohen dhe masa. “Ligjet kanë sanksionet eveta që fillojnë që nga gjoba e deri tek pezullimi i aktivitetit të individit” tha Dervishi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë ditës zhurmat nuk duhet të kalojnë normën 50 decibel, ndërsa natën 35 decibel. Ndërkohë kategoritë që preken më shumë sipas OBSH janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzana, të sëmurët kardiakë dhe të moshuarit.
Edlira Sulejmani