E Diel, 1 Nëntor 2026

Si mbrohen policët me kontratën individuale

Për herë të parë në historinë e saj, policia shqiptare u bë me kontrata individuale. Kjo erdhi pas këmbënguljes së Sindikatës së Policisë për mbrojtjen e uniformave blu. Policia shpjegoi se formoi modelin tip të kontratës. Ajo ka në përmbajtje të drejtat e detyrimet e punonjësve të policisë dhe i përmbahet akteve ligjore në fuqi. Gjithashtu, në kontratën individuale të punës janë të përfshira identiteti i palëve, vendi i punës, përshkrimi i përgjithshëm i punës, data e fillimit dhe kohëzgjatja. Veç këtyre, në kontratën individuale përfshihen edhe pushimet. Në kontratë nuk lihen pa përmendur elementët përbërës të pagës dhe data e dhënies së saj, koha normale javore e punës, sanksionet për prishje të kontratës dhe vetëm për punonjësit e policisë, kushtin për të shërbyer në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërsa lidhja epror-vartës është shumë domethënëse me kontratën individuale. Eprori direket i një punonjësi policie, i cili transferohet, penalizohet apo i kryhet çdo lloj veprimi abuziv, do të përgjigjet nëse gjykata fakton se kjo ka ndodhur për shkak të tij. Sipas të dhënave të specialistëve, kur punonjësit të policisë i kryhet një veprim i pambështetur në ligj, atëherë përgjegjësinë nuk do ta marrë më shteti, siç është vepruar deri më sot, por personi që ka kryer këtë veprim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›