Ndotja e ajrit dhe politika
Mjedisi është trupi dhe shpirti i njerëzimit. Vetë njerëzit e kanë ushqyer dhe ndonjëherë po ata vetë e shkatërrojnë. Megjithatë, kushdo qofshin mizoritë e dorës së njeriut, ato mbahen në këmbë ose mbeten të shkruara në regjistrin e historisë për të dëshmuar. Ato bëhen pjesë e kujtesës së çdo qyteti. E kaluara jo e largët e Tiranës në fushën e ndotjes së mjedisit dhe efektet mbi shëndet përbën sot një trashëgimi që vlen për të trajtuar shqetësimet tona. Për shumë vjet na u desh të përjetojmë jo ndeshjen e mendimeve, por të intolerancave. Intolerancë që vinte nga paaftësia apo mungesa e vullnetit që problemin e ndotjes dhe efektet e tij mbi shëndet ta konsideronte si parësor dhe shmangien prej tij si një problem madhor. Pushteti lokal në kryeqytet kishte reshtur së dëgjuari dhe bashkëpunuari duke bërë që efektet shkatërruese në shëndetin e qytetarëve të ishin më të mëdha se kurrë më parë.
Studimet tregonin se kryeqyteti gjeneronte 56 000 tonë pluhur në vit, rreth 70 kg pluhur për secilin banor. Më shumë se 1400 raste kanceri janë të lidhura drejtpërsëdrejti me rritjen e shkallës së ndotjes në ajër. Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetit (tetor 2007) arriti në përfundimin se vetëm ndotja e ajrit ishte përgjegjëse për 200 vdekje në vit, shumica në Tiranë. Çdo qytetar i Tiranës humbiste një deri në dy vjet jetë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit. Kjo ndotje kishte si shkak pluhurin, rrugët e pashtruara, rrugët e pista, sheshet pa leje, trafikun bllokues, mungesën e transportit publik, mungesën e transportit alternativ, si dhe një shesh që qëndronte si plagë e hapur. Sasia e grimcave PM10 ishte 3-4 herë mbi normën, te 21 Dhjetori 200 mg/m3, ndërkohë që normat e lejuara nga BE janë 50 mg/m3. Zogu i Zi thuajse në të njëjtin nivel.
Abandonimi i Tiranës dhe shfrytëzimi i të gjitha burimeve financiare për përfitime politike partiake për të mos thënë edhe personale të kryebashkiakut Edi Rama, e kishte bërë këtë qytet të pajetueshëm, aq sa i detyroi autoritetet kompetente në fushën e shëndetit, si OBSH, të na e përkthenin nivelin e ndotjes në terma më të kuptueshëm në vite jetë që humb çdo qytetar i Tiranës nga ndotja.
Tirana ka qëne kryefjala e ndotjes në Shqipëri këto tetë vitet e fundit. Problemi nuk ka qenë i panjohur, por për ish-drejtuesit lokalë të Tiranës (pa asnjë përgjegjësi e brejtje ndërgjegjeje për ajrin që thithin dhe jetën që bëjnë fëmijët dhe banorët e tjerë të këtij qyteti), ka qenë më e lehtë të mbanin të kthyer përmbys sheshin kryesor të Tiranës, të hapnin çdo javë konflikte me punonjësit e qarkullimit rrugor për radhët e gjata në trafik, mu në zemër të kryeqytetit, se të disiplinonin oreksin e tyre për leje ndërtimi kullash e pallatesh në Tiranë për deputetët e familjarët e tyre. Një industri kjo që jo vetëm tejndoti Tiranën, por edhe e përgjaku atë më 21 janar. Kërkesat e vazhdueshme për të aktivizuar një grup të përbashkët pune ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bashkisë, kryesuar nga ish-kryetari Rama, mbeteshin pa përgjigje.
Ish-kryetari i Bashkisë, që intervistonte veten në shtyp, i shmangej bashkëbisedimit në një tavolinë të rrumbullakët për ajrin e Tiranës dhe efektet e tij mbi shëndetin e qytetarëve në të njëjtën mënyrë si për vite me radhë i ishte shmangur debatit publik ballë për ballë me rivalët e tij dhe Kryeministrin Berisha. Një tryezë ku të gjendeshin rrugët e bashkëpunimit mes pushtetit lokal dhe qendror, pa kamera, nuk ishte interesante për ish-kryetarin e Bashkisë dhe bashkëpunëtorët e tij që kohën e punës shpesh e shihnin barazuar me atë të kronikave televizive kur bëhej fjalë për ajrin e ndotur dhe shëndetin e qytetarëve.
Ndotja masive e ambientit, ndonjëherë edhe e pakthyeshme, shkaktuar nga gropat gjigante dhe megastrukturat e betonit më së shumti në qendër, por gjithandej të përhapura në kryeqytet, nuk mund të ekuilibrohej vetëm me mbledhjen e qeseve të mbeturinave.
Tiranës i nevojitej një aksion në shkallë të gjerë kundër ndotjes. Çdo projekt i nisur kësisoj do të ishte më i dobishëm, rezultatet më të shpejta dhe më të garantuara. Me ndryshimin e qeverisjes vendore për të parën herë u bë i mundur aktivizimi i këtij grupi pune, aq shumë të kërkuar, që koordinon të gjitha përpjekjet për një plan masash efikase për të ulur brenda normës së lejuar nivelet e ndotjes. Ka mjaftuar më pak se një vit që ky bashkëpunim, i ndërthurur me ndërhyrjet energjike në rrugët dhe sheshet e Tiranës, të materializohej në një ulje me rreth 30% të ndotjes së ajrit në qytet. Shifrat e krahasimit të përmbajtjes së grimcave të imta PM10 e PM2.5 gjatë katër ditëve të ndërrimit të viteve (30 dhjetor 2 janar) 2011-2012, sipas monitorimit të bërë nga Institutit i Shëndetit Publik me stacionet e reja të ardhura nga OBSH, janë respektivisht 123.22 dhe 74.30µg/m3 për PM10 dhe 71.71 e 55.46µg/m3 për PM2.5, pra një ulje mbi 30 për qind pa kosto specifike, vetëm si rezultat i përmirësimit rrënjësor të lëvizjes së trafikut në zonën e qendrës së qytetit. Grimcat e imta PM10 e PM2.5, pra me dimensione më të vogla se 10 e 2.5 mikron, konsiderohen ndotësit më të rrezikshëm për shëndetin publik kudo në botë, ku grimcat e imta PM2.5 depërtojnë deri në gjak.
Në nivelin e marrëdhënieve qytetare vërehet sot një periudhë mjaft më e qetë dhe e qëndrueshme, shkaku besoj për këtë është i qartë: është larguar dualiteti me të gjitha kundërshtitë dhe konfliktet që prodhonte në dëm të interesit të të gjithë qytetarëve; ka mjaftuar rigjetja e mirëkuptimit mes qeverisë lokale dhe qendrore që kjo atmosferë të transmetohet edhe tek të gjithë qytetarët. Votuesit e Tiranës po bëhen dëshmitarë të ndryshimit të premtuar që në bazë ka vullnetin politik për të përmirësuar realisht cilësinë e jetës në këtë qytet. Vullnet i cili është shprehur në të gjitha iniciativat që kjo qeveri dhe maxhoranca ka ndërmarrë.
Në ndryshimin e kësaj situate luajnë rol disa faktorë, por askush nuk mund të mohojë se më i thjeshti, por njëkohësisht më i rëndësishmi, është vullneti i munguar deri tash i autoriteteve lokale dhe bashkëpunimi me pushtetin qendror për të ndërmarrë nismat në drejtimin e duhur për ta frenuar degradimin e ambientit.
Matjet e fundit shkencore të përbërësve në ajër na bëjnë të mendojmë se kemi pasur të drejtë, ka mjaftuar ndryshimi në mënyrën e drejtimit, në mënyrën e administrimit, veçanërisht në mënyrën e përqasjes ndaj këtij problem kaq shqetësues për qytetarët e Tiranës, për të bërë diferencën e prekshme nga çdokush.
Përmirësimi i cilësisë së karburanteve me uljen e përqindjes së benzenit në normat europiane dhe kontrolli më i mirë për përmbajtjen e squfurit në karburante janë pjesë e përpjekjeve tona në rritje për pakësimin e ndotjes, por njëkohësisht një objektiv tepër i rëndësishëm i qeverisë.
Kësaj përpjekjeje i shtohet nisma madhore e qeverisë Berisha për Green Energy, vendimin për dhënie me koncesion dhe hapjen rruge të të gjitha investimeve në fushën e energjisë hidrike. Nisma të tjera të rëndësishme janë pyllëzimi me ullinj dhe arrore, që përveç impaktit ekonomik, do të kenë edhe një ndikim të madh pozitiv afatgjatë në mjedis. Përkushtimi i kësaj qeverie në jo vetëm ndalimin e degradimit të mjedisit, por edhe në përmirësimin e ndjeshëm të tij materializohet në reforma me diapazonin më të gjerë të ndërmarra ndonjëherë nga qeveritë shqiptare nga ndërtimi i depuratorëve dhe e deri në mbrojtjen me forcë të pyjeve dhe ripyllëzimin intensive.
Një vit më parë, ndava me opinionin publik shqetësimin tim që reflektohej dhe në studimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, se banorëve të Tiranës, sheshi i hapur, betonizimi dhe ngushtimi i hapësirave të gjelbra po u shkurtonin 1-2 vjet jetë. Sot, kur kemi në dorë të dhënat e fundit për përbërësit e ajrit që thithim, vazhdoj të mendoj se vetëm një qeverisje lokale dhe
