Burgu i Peqinit mes besimtareve te denuar

Një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë në të dalë të qytetit të Peqinit, në të majtë të rrugës nacionale Durrës-Elbasan, rrethuar me mure të lartë betoni, tela me gjemba e vendroje me gardianë në çdo pikë dominuese, përmbledh “qytezën” më të populluar të të dënuarve në Shqipëri, e që quhet Burgu i Sigurisë së Lartë të Peqinit.
I njohur për të dënuarit vip, në burgun e Peqinit vuajnë dënimin 30 grupe kundër njëri-tjetrit, që i përkasin bandave rivale të ’97-ës, ndërsa askush prej tyre nuk ka shkaktuar një ngjarje, apo edhe një kërcënim që të sjellë shqetësim për bashkejetesën në këtë kamp të dënuarish.
Duket se të gjithë janë bashkuar me idenë për të kaluar mirë vitet e dënimit, pavarësisht vendimeve të rënda deri me burgim të përjetshëm, që kanë marrë shumë prej tyre. Por rolin e veçantë të gjithë kësaj bashkejëtesë, krahas sigurisë, e luan dhe feja.
Jul Kasapi: “Në burgun e Peqinit krahas standarteve të sigurisë ofrohet dhe praktikimi i tre feve të ndryshme. Sot është e premte dhe ora shënon 12:00, ndërsa jemi pikërisht në kohën e faljes së besimtarëve. Shkojmë dhe i vizitojmë”.
Kjo është xhamia e këtij burgu, vendi i shenjtë për 130 të dënuar të cilët çdo të premte falen për mëkatet e tyre.
“Ka prej tyre që mund të kenë nëpër dhomat e tyre, ambientet ku rrinë persona të cilët mund t’u takojnë besimeve të tjera fetare. Fryma që ekziston është ajo e një bashkëpunimi. Janë qenie njerëzore të cilat për momentin kanë një status, u ka humbur liria, të gjithë janë njëlloj, por janë krijesa të Zotit. Kjo ka ekzistuar dhe do të vazhdojë të ekzistojë gjithmonë. Në Islam ka vetëm paqe, nuk ka dhunë”-thotë Behauddin Gashi, Drejtor i Qendrës "Korrektim dhe Rehabilitim Njerëzor".
Toleranca fetare që mbizotëron në kampin e të dënuarve ka shërbyer dhe për mosrikthimin e konflikteve të vjetra, tolerancë e cila vazhdon të mbajë edhe ata që do të jenë banorë të këtij burgu për pjesën e mbetur të jetës së tyre.
“Atë që ne na e ka dhënë besimi, feja nuk na e ka dhënë as ligji. Në bazë të fesë jemi penduar. Të gjithë bëjmë gabime dhe Zoti ynë, e ka krijuar njeriun gabimtar. Kur na erdhi besimi ne u penduam për gjërat që kemi bërë në jetë dhe tani po e vuajmë këtë këtu”-thotë i dënuari, Arien Zeneli.
Jul Kasapi: “Feja këtu në burgun e Peqinit sa ka ndikuar te ju personalisht”?
“Normalisht që ka ndikuar. Roli i fesë është i madh, jo vetëm tek unë, por te të gjithë. Ka ndonjë mesazh më të madh sesa paqja, njerëzit të kenë komunikim me njëri-tjetrin, të duan njëri-tjetrin, gjë që nuk ndodh jashtë, por këtu po. E tillë është jeta jashtë, ku njerëzit hanë njëri-tjetrin për të mbijetuar. Kurse këtu jemi të gjithë vëllezër, mund të ndihmojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin, sepse do të vdesim një ditë”-thotë Taulant Balliu, një tjetër i dënuar.
Krahas fesë muslimane, burgu i Peqinit shërben dhe ritet e tre feve të tjera, atë të krishterë dhe jehova. Ne mundëm të ndjekim vetëm lutjet e fesë muslimane, ndërsa kisha e cila qëndron krah saj do të shërbejë për 35 të dënuar të tjerë në meshën e së dielës.
Jul Kasapi