Odaloviq, në listën e të pagjeturve 1 808 persona

Kryetari i Komisionit serb për personat e pagjetur, Velko Odaloviq, ka deklaruar sot se krimet që kanë ndodhur anembanë Kosovës nuk mund të mbesin të padënuara, ndërsa autorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë. Kjo deklaratë e tij u dha në Gackë, ku u përkujtuan disa fshatarë që para 12 viteve, janë vrarë ndërsa ishin duke korrur në arat e tyre.
Ai ka dekalruar se 1 808 qytetarë janë evidentuar si persona të pagjetur.
“Në atë listë janë 521 serbë, por ne kërkojmë që pa dallim etnie të gjenden të gjithë. Ky është detyrim i yni, ky është detyrim civilizues, humanitar”, tha Odaloviq.
Ai ka shtuar se zbardhja e fatit të të gjithë të pagjeturve mund të ndihmojë në stabilizimin e gjendjes.