Ndotja ne Tirane Mediu apel vendoreve per reduktimin

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka apeluar sërish për ndërhyrje edhe nga pushteti vendor, për të reduktuar ndotjen në Tiranë. Ai u shpreh se kryeqytetit i mungojnë hapësirat e gjelbërta, të cilat janë kthyer në beton, ndërkohë që edhe trajtimi i tyre nuk behet si duhet.
"Kemi pasur hapësira ku kemi mundësuar të luajmë etj, të cilat janë ngushtuar vetëm nga një kërkesë e vazhdueshme për fitim pa llogjikën e drejtë për ndërtuar e betonizuar Tiranën dhe pjesë të tjera të Shqipërisë", tha Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit.
Kreu i mjedisit u shpreh se në prag të zgjedhjeve lokale, të gjithë qytetarët duhet të njihen me platformat që kanë kandidatët për mbrojtjen e mjedisit. "Ti kërkojmë kandidatëve për kryetar bashkie, këshilltarëve dhe kujtdo tjetër që të shikojnë me vëmendje të madhe se kush është politika e tyre për të zgjidhr cështjen e mbetjeve, kush janë politikat e tyre për të rritur hapësirat e gjelbërta, për ti dhënë përgjegjësinë atyre të cilat i kanë dëmtuar këto në mënyrë të vazhdueshme. Dhe ne nuk mund të tolerojmë papërgjegjshmërinë e njerëzve që vishen me pushtet, që na marrin taksat dhe nuk na pastrojnë qytetin", tha Mediu.
Këto deklarata ministri Mediu i bëri gjatë një vizite në parkun e Dajtit në Tiranë, në praninë e nxënësve të shkollës së mesme Cajupi. Kësaj te fundit iu dhuruan dhe rreth 1100 rrënjë fidani. Viti 2011 është cilësuar si viti ndërkombëtar i pyjeve.
Edlira Sulejmani