Berisha Fushate per Karrigen e Rames

Fushata elektorale e mazhorancës ndryshon dukshëm nga ajo e opozitës. Nga qyteti i Kavajës, kryeministri Sali Berisha është shprehur se mazhoranca po bën një fushatë që ka në qendër qytetarin, përmirësimin e nivelit të jetës, rritjen e pagave dhe shërbimeve, ndërsa opozita po bën një fushatë vetëm për karrigen e kryetarit.
Pas inaugurimit të pak kohëve më parë të spitalit me parametra europianë në qytetin e Kavajës, kryeministri premtoi vazhdimin e investimeve në infrastrukturë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Berisha i bëri këto deklarata pas përurimit të pallatit të ri të kulturës në qytetin e Kavajës, ku bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në bustin e dëshmorit të parë të demokracisë, Josif Buda, dhe dëshmorit që ra në luftë për çlirimin e Kosovës, Indrit Cara.
Aleks Kalemasi
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 26 mars 2011 )