E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja në bregdet, plehrat zaptojnë plazhin publik tek Gjiri i Lalësit (FOTO)

gjiri-i-lalzitDurrës- Teksa plazhi dhe sezoni turistik ka nisur prej ditësh në bregdetin shqiptar, ndotja vijon të jetë prezente.  Në fokus të denoncimit të hapësirave publike përmes imazhit të fotografisë sot sjellim në vëmëndje situatën në plazhin e Gjirit të Lalësit në Durrës.

Siç duket edhe nga pamjet në mjediset publike mbeturinat po mblidhen në pirgje, nga pushuesit të cilët zgjedhin të konsumojnë drekën në zonën e pishave.

Nga fotografitë duket se mungesa e një edukate qytetare ka bërë që mbetjet të lihen aty ku janë konsumuar, duke ndotur mjedisin e krijuar një pamje të shëmtuar të një prej plazheve më të frekuenturara në vend vitet e fundit.

Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe ku denoncohet ndotja në adresën tone elektronike info@gazetaidea.com.

Ndotja në bregdet, plehrat zaptojnë plazhin publik tek Gjiri i Lalësit

Ndotja në bregdet, plehrat zaptojnë plazhin publik tek Gjiri i Lalësit ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›