E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv ne shtepi. Familja Frroku Nuk kemi hakmarrje

 Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Barbullojë të Lezhës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit të së premtes, në banesën e Gjovalin Frrokut, 50 vjeç në fshatin Barbullojë e Vjetër të Komunës Kolsh në Lezhë. 
Sasia e lëndës plasëse mësohet të jetë vënë në derën e aneksit në pjesën verilindore të banesës,nga persona ende të paidentifikuar.Vëllai i kryefamiljarit përjashton mundësinë e hakmarrjes pasi familja e tyre nuk ka patur asnje lloj konflikti.

“Në orën 03:20 ka ndodhur shpërthimi. Ne si familje nuk kemi konflikt me kërkënd deri më sot. Menjëherë kam njoftuar policinë e cila ka ardhur në moment. Ka kryer veprimet e veta”thotë vëllai i Gjovalinit, Pjetër Frroku.

Ndërkohë policia ka mbërritur meënjeherë në vendngjarje ku ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj si edhe përcaktimin e llojit të lëndës plasëse për të shkuar në zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›