E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja nga gazrat 3 % më shumë se BE-ja, 2 vjet më pak jetë

 

Sipas specialistëve të ISHP-së, Deliu, makinat dhe industria e pakontrolluar po ndot ajrin. Alarm për kanceret dhe vdekshmërinë

Studimi

Ndotje tej normave të lejuara e si pasojë sëmundje kancerogjene dhe jetë më të shkurtër. Alarmi tashmë nuk bie vetëm për ndotjen nga grimcat e vogla në ajër, por edhe për ndotjen e gazrave që çlirohen nga makinat dhe ndotjen industriale. Kështu, për herë të parë Instituti i Shëndetit Publik ka bërë matjen e gazrave në ajër, si atë të NO2, Azotit dhe Benzenit, të cilat në disa zona rezultojnë të jenë më shumë se 30 për qind nga normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. NdotjaMakina që çlirojnë gazra tepër të dëmshme dhe zhvillimi industrial kaotik dhe krejtësisht i pakontrolluar po ndikon fuqishëm mbi ndotjen e ajrit dhe kjo sidomos në qytet e mbipopulluara. Ky është shqetësimi që ngrenë specialistët e ISHP-së sepse matjet e para ndaj këtyre faktorëve kanë dhënë shifra alarmante. "Në Tiranë dhe në qytetet kryesore kjo ndotje e tejkalon normën e lejuar nga BE, me rreth 30 për qind. Më parë nuk ka patur ndotje nga gazrat por rezultatet na treguan se tashmë nuk janë të pranishme vetëm grimcat e vogla në ajër por edhe NO2, Azoti dhe Benzeni",- pohon Deliu duke shtuar se grimcat e vogla për të cilat është bërë deri më sot sherri i madh, qoftë edhe politik, duke ia kaluar përgjegjësitë institucionet njëri-tjetri, nuk janë më i vetmi problem. Të ndodhur përballë kësaj situate, specialistët kërkojnë që institucionet përgjegjëse ta marrin seriozisht problemin e ndotjes nga këto elementë dhe të marrin masa sa më emergjente për ta parandaluar atë. "Mendoj se këto rezultate priteshin. Theksoj se po na shtohet ndotja edhe nga gazet që janë të lidhura direkt me makinat dhe me zhvillimin industrial të pakontrolluar si duhet",- thekson Deliu.PasojatNdotja e ajrit nga gazrat e makinave dhe zhvillimi industrial, po shton në mënyrë të frikshme të sëmurët kancerogjenë dhe po shkurton çdo ditë jetë njerëzish. Këtë e theksojnë specialistët e ISHP-së, të cilët e shpjegojnë situatën mbi baza shkencore. "Është llogaritur që në qytetet e BE-së ka mesatarisht një ulje jete prej 7 muajsh për çdo banor urban. Në Shqipëri po ekspertizat e vitit 2006, të OBSH-së, kanë nxjerrë që në Tiranë kjo ulje e pritshme e jetëgjatësisë është në mënyrë të sigurt 1.5 deri në 2 vjet jetë",- pohon Deliu duke shpjeguar se meqë ne kemi një përmbajtje grimcash në Tiranë rreth 2-3 herë më të lartë se në qytetet evropiane, edhe ulja e jetëgjatësisë është rreth 2-3 herë më e lartë. Ndërkohë edhe mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" kanë theksuar se numri i pacientëve me kancere po vjen gjithnjë në rritje dhe po siaps tyre, njëri ndër shkaqet kryesore të këtij fenomeni mbetet ndotja e ajrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›