E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli le në fuqi vendimin arrest me burg për Ylli Pinarin

 

Ylli Pinari, drejtori i kompanisë MEICO mbetet në arrest me burg. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të masës së arrestit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Pinari u arrestua disa ditë pas shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec të Vorës më 15 mars 2008, ku si pasojë vdiqën 24 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Mbi pinarin rëndon akuza për shkelje të rregullave të Sigurisë. Biznesmeni Kosta Trebicka ka akuzuar Ylli Pinarin për mundësim të kontratave të punës me Ministrinë e Mbrojtjes, mundësoi mënjanimin e kompanisë amerikanë AEY të Efraim Diverolit dhe kontaktoi me kompaninë Alba-Demil të Mihal Delijorgjit për eksportin e armëve jashtë vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›