Atentat me "Kallashnikov", 30-vjecari i shpeton plumbave
Kurbin- Persona te paidentifikuar i kane zene prite nje 30-vjecari nga qyteti i Mamurrasit, duke i bere atentat me bresheri "Kallashnikovi". Megjithese makina eshte bere shoshe nga plumbat e shumte e ka dale jashte funksionit, per fat te mire drejtuesi Bledar Cakoni, nuk ka marre asnje plage. I riu ka qene duke u kthyer ne shtepi mbremjen e se dieles, rreth ores 21:00, kur ne vendin e quajtur "Dysheza e kromit", eshte sulmuar me arme automatike. Per shkak te erresires dhe panikut te krijuar si shoferi, objekt i shenjestres, ashtu dhe deshmitaret, nuk kane pare dot agresorin. Burime zyrtare te policise vendore thane se shkuan ne vendngjarje dhe nisen hetimet, por pa mundur te zbulojne autoret dhe motivet e krimit. Pas marrjes ne pyetje te shenjestres se atentatit, eshte mesuar se ai ka qene ne qytetin e Lacit ku ka qendruar me nje grup shokesh dhe ne mbremje, kthehej i vetem ne shtepi, ne Mamurras, me makinen e tij tip "Benz". Ne vendngjarje ekspertet gjeten nje numer te madh gezhojash dhe mendohet se mbi Cakonin eshte zbrazur nje karikator automatiku. I riu i ka thene policise se nuk kishte konflikte te mbartura apo te castit dhe besonte se autoret kishin ngaterruar shenjestren. Ai eshte marre ne mbrojtje nga Policia e Lacit, qe po heton nen akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armembajtjes pa leje".
A. Bushi
A. Bushi