Riatdhesohen dhjetera kosovare
nga Nadie Ahmeti
Ne Kosove dje ka nisur edhe zyrtarisht procesi i riatdhesimit te kosovareve nga shtetet perendimore. Aeroplani i pare nga Gjermania ateroi ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines, me dhjetera mergimtare, te cilet nuk e kane pasur te definuar statusin e qendrimit te tyre ne kete vend, bejne te ditur zyrtare qeveritare. Fisnik Rexhepi, keshilltar ne Ministrine e Puneve te Brendshme, thote se kjo ministri ka bere verifikimin e identitetit te te gjithe qytetareve, qe sot jane kthyer ne menyre te detyrueshme nga Gjermania. Edhe pse me heret eshte thene se te gjithe te kthyerit i takojne komunitetit rom, autoritetet kompetente pohojne se te kthyerit u perkasin te gjitha komuniteteve qe jetojne ne vend, ndonese numri me i madh i takon pakices rome. "Ne jemi ne kontakt me Qeverine gjermane per te bere riatdhesimin e disa qytetareve te Republikes se Kosoves sipas procedurave dhe standardeve te operimit qe jane ne fuqi, ne perputhje me strategjine e riatdhesimit qe eshte miratuar nga Qeveria e Kosoves", shpjegon Rexhepi. Me verifikimin e identitetit te tyre perfundon edhe puna e Ministrise se Puneve te Brendshme. Sipas procedurave per riatdhesim, pas arritjes se kosovareve ne aeroport, duhet te kujdeset Ministria per Pune dhe Mireqenie Sociale. Muharrem Ahmeti, keshilltar i larte ne kete ministri, thote se ky institucion kujdeset vetem shtate dite per personat e riatdhesuar, nderkaq, pas kesaj periudhe, ata duhet vete te gjejne ndonje zgjidhje. "Ministrise se Punes dhe Mireqenies Sociale, ne baze te ligjit, i takon t'i prese te gjithe njerezit qe riatdhesohen ne Kosove. Keshtu qe ministra ka kontraktuar nje kompani qe merret me sherbimet teknike dhe do te beje akomodimin e tyre". "Per shtate dite do t'i vendose ne hotele apo te te afermit e tyre, nderkaq pas shtate ditesh ata duhet ta zgjedhin vete ceshtjen", thote Ahmeti. Per shkak te buxhetit te kufizuar, Ministria e Punes nuk ka mundesi te gjeje ndonje zgjidhje me afatgjate, thote Ahmeti, pervecse t'i regjistroje ne listat e skemave sociale. "Duke ditur qe situata sociale edhe ashtu eshte e renduar ne Kosove dhe buxheti i Ministrise se Punes eshte shume i ngarkuar, ky fluks i madh i refugjateve qe do te kthehet, do ta rendoje edhe me shume. Keshtu qe do te jemi ne nje gjendje shume te veshtire", shprehet ai. Ne anen tjeter, perfaqesues te Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut pohojne se ne Kosove eshte krijuar situata politike per riatdhesim, por, sipas tyre, situata sociale eshte e rende per nje proces te tille. Behxhet Shala, nga ky keshill, thote se institucionet qeveritare vetem kane nenshkruar marreveshje per riatdhesim, nderkaq nuk kane pergatitur ndonje projekt per t'iu mundesuar te te kthyerve ambient per rehabilitim.
Ai vlereson se ky proces, pervec se do te ndikoje ne rritjen e shkalles se varferise dhe te papunesise, ne menyre te dukshme do te rrise edhe shkallen e kriminalitetit. "Per refugjatet, te cilet kthehen, nuk eshte i interesuar askush qe te merret me ta seriozisht. Nuk eshte i interesuar askush qe te krijoje kushte qe ketu te fillojne nje jete te re, me dinjitoze, t'ua hape nje perspektive. Prandaj, shumica e atyre qe sot kthehen nga Gjermania, pas nje kohe do te kerkojne nje kanal tjeter per te shkuar ne nje vend tjeter", deklaron Shala. Pavaresisht problemeve qe mund t'i shkaktoje ky proces, autoritetet kosovare pohojne se Qeveria e Kosoves do te nenshkruaje marreveshje per riatdhesimin e kosovareve edhe me Norvegjine, Belgjiken dhe Zvicren. Marreveshjet kane te bejne me kthimin e qytetareve te Republikes se Kosoves, te cilet jetojne ne keto vende dhe nuk kane te definuar statusin e qendrimit te tyre. Ndryshe, sipas tyre, procesi i riatdhesimit te kosovareve pa leje qendrimi ne shtetet perendimore do te pershpejtohet, per shkak te domosdoshmerise se permbushjes se kritereve te procesit te liberalizmit te vizave dhe integrimit te Kosoves ne Bashkimin Evropian.