E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton te vrase, per gjakun e babait

SHKODER- Gjakmarrja per pak sa nuk i ka kushtuar jeten nje 39-vjecari ne Shkoder, teksa punonte si shofer kamioni ne ndertim. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00 te mbremjes se diel, ne lagjen afer tregut te Zdrales, zona ku po ndertohet edhe Myftinia e re. Burime zyrtare te policise vendore thane se Ridvan Bajrami ka marre dy plumba ne kembe dhe eshte derguar me urgjence ne spital, ku gjendet jashte rrezikut per jeten. Pas disa oresh kerkimi policia ndaloi si te dyshuar Bledar Krujen, 35-vjec, banues po ne Shkoder. Motivi i krimit sipas grupit hetimor ka qene gjakmarrja, pasi shume vite me pare 39-vjecari Bajrami kishte vrare nga pakujdesia babain e te dyshuarit.

Per shkak te aktivitetit ne ndertim, ngritja e Myftinise se re te Shkodres, Ridvan Bajrami punonte gjate oreve te nates me ngarkim-shkarkimin e materialeve inerte. Ne momentin qe ka ndodhur plagosja, 39-vjecari ndodhej ne kabinen e automjetit te tij, tip kamion "IVECO", duke shkarkuar nje ngarkese me inerte. Ne kete moment, i dyshuari Bledar Kruja i eshte afruar dhe ne erresire e ka qelluar me pistolete dy here. Plumbat kane shpuar deren e makines dhe me tej pershkuan kembet e shoferit. Koleget i kane ardhur ne ndihme Bajramit duke e derguar me urgjence ne spitalin e Shkodres, ku iu nenshtrua edhe nderhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Pak pas krimit policia vendore arriti te identifikonte te dyshuarin si autor, i cili eshte arrestuar vetem rreth ores 05:00 te mengjesit. Burime zyrtare thane se Bledar Kruja, 35 vjec, do te akuzohet per "vrasje te mbetur ne tentative" dhe "mbajtje pa leje te armeve". Gjate marrjes ne pyetje ai ka deshmuar se Bajrami i kishte vrare babane shume vjet me pare dhe ai donte te hakmerrej pasi drejtesia e kishte liruar nga qelia 39-vjecarin. Policia konfirmoi se objekti i sulmit ka qene i arrestuar dhe denuar per vrasjen e kryer ne Shkoder dhe se aktualisht ishte i punesuar ne nje firme ndertimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›