Ndotja nga ujërat e zeza, inspektim në terren
27/08/2010 Sipas kontrolleve, plazhet e Durrësit të pastër, problem kanali i hapur tek Kavalishenca
Në shtator do të ngrihet grupi task-forcë për të ndjekur ndotjen në zonat turistike
DURRES - Inspektorët e mjedisit, inspektim ujërave të zeza në terren, muajin e ardhshëm do të ngrihet task-forca. Inspektorë të Ministrisë së Mjedisit dhe të agjencisë rajonale të qarkut të Durrësit kanë verifikuar dje në terren të gjitha pikat e bllokuara ditë më parë që shkaktonin ndotjen e plazheve dhe ujit të detit. Tre grupe në terren kanë verifikuar të gjitha nyjet e bllokuara në aksin nga Plepat deri në plazhin e Golemit, të cilat janë cilësuar gjatë këtij sezoni turistik si njolla të zeza të bregdetit shqiptar. Në këtë inspektim ka qenë i pranishëm kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Ilir Bala, së bashku edhe me drejtorin e përgjithshëm të kontrollit, Alfred Deshati, dhe dy drejtorët e agjencisë të Tiranës e Durrësit, përkatësisht Afrim Tola dhe Hajrulla Paturri. Ndalesa e inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit ka qenë Shkëmbi i Kavajës, ku ata kanë kontrolluar nga e para gropat septike tek Vila Belvedere dhe hotelet përreth, tubacionet që janë bllokuar disa ditë më parë si dhe derdhjet e tjera përgjatë rrugëve dytësore dhe poshtë tyre. E vetmja pikë problematike në këtë zonë gjendet poshtë rrugës dytësore që është ndërtuar nga firma “Saliallari” gjatë kësaj vere, pasi në një tubacion të ujërave të zeza është futur edhe një kabull tensioni që rrezikon ndërhyrjen apo prekjen e tij nga fadromat. Kjo është konstatuar nga kryeinspektori i qarkut të Durrësit Hajrulla Paturri, i cili ka nxitur që të punojnë edhe institucionet e tjera vartëse të ministrive të linjës, ashtu siç po punon kohët e fundit strukturat e Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Brendshme. Nga ana tjetër kryeinspektori Ilir Bala pas inspektimeve që janë bërë në dy plazhet e Shkëmbit të Kavajës dhe në Golem është shprehur se tashmë përfundimisht këto plazhe janë të pastra dhe në asnjë pikë të bllokuar nuk ka më rrjedhje të ujërave të zeza në det. Inspektime janë bërë edhe tek kompleksi “Xixa”, hotel “AS” si dhe zona të tjera. I vetmi problem që nuk duket se do të ketë zgjidhje të afërt është kanali i hapur tek Kavalishenca e Ministrisë së Mbrojtjes. Për këtë pikë zyrtarët e ministrisë kanë bërë të ditur se ai ka qenë kanal i ujërave të bardha dhe ka vite që funksionon si i tillë, por në të ende derdhen një pjesë e ujërave të zeza të zonës së banuar rreth e rrotull Plepave dhe në këtë mënyrë nuk gjendet një zgjidhje për momentin. Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se brenda datës 15 shtator të këtij viti Ministria e Mjedisit pritet të ngrejë një task-forcë për këtë qëllim, e cila do të merret me parandalimin e të gjitha llojeve të ndotjeve për zonat turistike, që nga ndotja akustike, ajo e mbetjeve urbane, ndotja e ajrit etj. Kjo strukturë e re pritet që të ketë një administratë më vete, e pajisur gjithashtu edhe me mjete që nevojiten për ndërhyrje të tilla, si dhe një forcë sigurie pa qenë e nevojshme që gjatë aksioneve të jenë të pranishme forcat e Policisë së Rendit.