E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luante me kapsolle, plagoset 9-vjecari

Puke- Loja me nje kapsolle te hedhur ne rruge prej trazirave te vitit 1997, per pak sa nuk i ka kushtuar jeten nje femije 9-vjecar. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen "Haxhiaj" te komunes Gjegjan ne Puke. Vogelushi E. Doda ka pesuar demtime te renda ne gishtat e dores dhe ne syrin e majte. Burime nga Policia e Shkodres, konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se femija e ka gjetur kapsollen ne rruge, prane perroit te fshatit jo shume larg nga banesa e tij, ku dhe po luante. Familjaret e derguan me shpejtesi drejt spitalit te Shkodres, ku vogelushi ka marre mjekimin e pare. Por demtimet e renda dhe rreziku i humbjes se njerit sy, ka bere qe bluzat e bardha te sugjeronin transportin per ne Tirane, me qellim mjekimin e specializuar. Policia tha se ngjarja eshte aksidentale dhe nje grup hetimor po verifikon rrethanat. Mjeket u shprehen se femija eshte jashte rrezikut per jeten, por ai ka demtime te renda ne doren e djathte dhe syrin e majte, te shkaktuara nga shperthimi i kapsolles detonatore. Ne zonen e Gjegjanit ka qene nje nder depot me te medha ushtarake qe pas vitit '97, u bastis si cdo objekt tjeter ushtarak ne vend.

R. Ll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›