E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me droge drejt Greqise, prangoset korrieri ne kufi

Kapshtice- Nje 33-vjecar eshte arrestuar dje ne Kapshtice, ndersa tentonte te trafikonte drejt Greqise 2 kg lende narkotike heroine. Kontrolloret zbuluan ne gomen rezerve te mjetit, sasine e narkotikut dhe njoftuan ndalimin e Sejtor Gecos, banor i lagjes nr. 3 te Korces. Kontrolloret konstatuan mallin rreth ores 12:00 te mesdites, duke njoftuar edhe zyren e Antidroges. Geco mbahej nen vezhgim prej disa muajsh dhe agjentet kryen kontrolle te tjera diten e djeshme ne pronat e tij, per te zbuluar prova te tjera. Dyshohet se ne rrjet jane te perfshire edhe persona te tjere. I dyshuari eshte mbajtur ne vezhgim deri sa ka mberritur afer kufirit. Ne ambientet e kontrollit ne doganen e Kapshtices, autovetura tip "Benz" i eshte nenshtruar verifikimeve dhe ne brendesi te mjetit me targa KO 8107 B, ne vendin e gomes rezerve, eshte gjetur sasia e lendes narkotike e ndare ne dy pako me nga nje kilogram heroine secila.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›