Tenton te vrase tregtarin, flijohet pasi njofton familjen
Shkoder- Njofton familjen se do te flijohej ne rrethana ende te paqarta, por para se te kryeje aktin, ish-ushtaraku tenton te ekzekutoje fqinjin tregtar. Nje 52-vjecar, baba i tre femijeve, i ka dhene fund jetes, duke u vetevrare me pistolete brenda nje dyqani ushqimor. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 14:25, ne lagjen "Kongresi i Permetit", ne Shkoder, ne vendin e quajtur "Rruga e gjere e stadiumit", brenda ambienteve te nje pike shumice. Burime zyrtare te policise thane se trupi i Ahmet Et'hemit, eshte gjetur i pajete dhe se behet fjale per nje vetevrasje ne kushtet e nje gjendje te renduar psikike dhe konsumimit te alkoolit, duke iu referuar edhe deshmive te familjareve. Ne banese u gjet edhe nje leter, ku i ndjeri shkruante "Ma beni hallall se do vras veten".
Gjithcka ka nisur ne lagjen "Guerrile", ku dhe banonte viktima. Pak pas mesdites, 52-vjecari Ahmet Et'hemi eshte pare tek sulmonte fqinjin e tij tregtar fruta-perimesh, me nje arme pistolete ne dore. "Nga kryerja e veprimeve te para hetimore, rezultoi se ne gjendje te dehur, per shkak edhe te nje gjendje te renduar psikike pas nje konflikti te castit, Et'hemi ka qelluar ndaj B. Zalla, fqinj i tij, ne vendin e quajtur 'Kryqezimi i Fishtes'", thane burime zyrtare te Policise se Shkodres. Nuk jepen detaje rreth grindjes mes fqinjeve, por ndersa nuk ka shenjestruar dot kundershtarin, 52-vjecari mesohet se e ka ndjekur me pistolete ne dore per 70 metra. Ne pak minuta deshmitaret njoftuan policine dhe disa patrulla mberriten ne vendngjarje. Por duke hasur rrezikun e arrestimit, Ahmet Et'hemi ka hyre brenda ambienteve te dyqanit. Personat e pranishem ne dyqan dhe pronari kane dale me shpejtesi, duke i shpetuar ndonje perpjekje te agresorit per t'i vrare. Policia ka rrethuar zonen dhe ne pak sekonda eshte degjuar nje e shtene nga brenda ambienteve te pikes se shumices. Et'hemi nuk eshte dorezuar dhe efektivet e gjeten te pergjakur ne dysheme, me armen tek dora dhe me nje plage ne koke. Burime zyrtare mohuan qe ndonje prej efektiveve ne aks te kishte qelluar ndaj te ndjerit dhe se ekspertiza e kryer, flet per nje akt vetevrasjeje te paster ne kushtet e depresionit. Fillimisht ka qene e veshtire qe viktima te identifikohet, por deshmia e fqinjit te tij te sulmuar me arme dhe me pas familjareve, mundesuan zbardhjen e ngjarjes dhe identitetin e te ndjerit.
"Nga keqyrja e vendit te ngjarjes, eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale arma e zjarrit pistolete, me te cilen ka kryer aktin e vetevrasjes viktima", thane burime nga grupi hetimor. Me pas eshte marre deshmia e familjareve, sipas te cileve Ahmeti, ne telefon iu ka deklaruar pak minuta para se te kryente aktin, "ma beni hallall se une do vras veten".
Policia: Po verifikojme rrethanat dhe shkaqet
Por ende nuk jane zbardhur detajet e grindjes me fqinjin dhe shkaqet e gjendjes se renduar psikike te 52-vjecarit. "Nga ana jone po kryen te gjitha veprimet e duhura procedurale dhe hetimore, ne bashkepunim me prokurorine", njoftoi Policia e Shkodres per ngjarjen. Pritet rimarrja ne pyetje e fqinjit te viktimes dhe verifikimi i problemeve qe 52-vjecari ka pasur gjate muajve te fundit, qe e kane cuar deri ne aktin ekstrem. Mesohet se i ndjeri ishte ushtarak ne lirim dhe prej disa muajsh kishte shfaqur probleme depresioni.
14:25
Ora
Kur policia eshte njoftuar se nje person po ndiqte me pistolete ne dore, nje te dyte ne rruge duke e qelluar. Patrullat rrethojne te dyshuarin brenda nje dyqani ushqimor, por ky i fundit veteqellohet me pistolete, ne kushtet e tronditjes psikike dhe konsumimit te alkoolit.
Ekspertet
Grupi i eksperteve konstatoi gjurme baruti ne gishtat e te ndjerit dhe nga verifikimet paraprake, rezulton qe ai te jete qelluar ne koke me armen e tij. Aktin e vetevrasjes e perforcuan edhe familjaret e telefonuar nga viktima, pak sekonda para flijimit ne piken e shumices.