E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotje berthamore jo konsumit te ujit te pijshem ne Tokio

Fëmijët në Tokio nuk duhet të konsumojnë ujin e rubinetave. Niveli i jodit radioaktiv në ujin e pijshëm i  tejkalon kufijtë e lejuar. Shqetësim në rritje ka dhe për ushqimin. Agjencia atomike e Kombeve të Bashkuara AIEA kritikon qeverinë japoneze për mungesën e theksuar në informacion.

Ndërsa Ministria japoneze e Shëndetësisë zgjeroi ndalimin e shitjes së perimeve nga rajoni i Fukushimës. 12 ditë pas tërmetit 9 ballësh dhe cunamit policia ka konfirmuar tashmë më shumë se 9.400 të vdekur. Rreth 14.800 njerëz konsiderohen ende të humbur. 300.000 vetë jetojnë në temperatura disa gradë nën zero dhe gjenden ende në strehimore provizore. Ndërsa të plagosur janë 2746 njerëz.

Nga ana tjetër, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, tha se nga centrali atomik Fukushima, që ishte goditur nga tërmeti, ende ka  rrjedhje radioaktive. Ky nivel  i lartë radioaktiv nga centrali i shkatërruar bërthamor pengon punimet e shoqërisë operative Tepco.

Punimet për të riparuar reaktorin në bllokun 2 janë ndërprerë dhe janë evakuar të gjithë punonjësit. Lëkundje të tjera të tokës tronditën rrethinat në afërsi të reaktorit. Sipas autoriteteve japoneze për energjinë bërthamore në kompleks nuk u shkaktuan dëme të reja.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›