Protestat ne Siri policia vret 5 persona

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën nga plumbat e policisë në Dera në jug të Sirisë. Burimet spitalore flasin për dhjetëra të plagosur. Forcat e sigurisë në orët e para të mëngjesit kanë ushtruar përsëri dhunë kundër demonstruesve antiqeveritarë. Disa qindra njerëz ishin mbledhur përsëri në Deraa para xhamisë Omari duke ngritur zërin për më shumë liri politike.
Para se të qëllonin mbi turmën autoritetet kishin urdhëruar ndërprerjen e rrymës elektrike dhe shërbimeve telefonike. Viktimë e blicit të policisë së Damaskut ka qenë dhe një mjek që kishte shkuar në xhami për të asistuar të plagosurit.
Komentet kanë munguar nga qeveria e presidentit Bashar al-Asad ndërsa protesta janë raportuar dhe në qytete të tjera. Autoritetet shtëtërore kanë reaguar duke ndërmarrë një valë arrestimesh. Vala e protestave cilësohet si e pazakontë në Siri ku partia Baath udhëheq vendin prej gjysëm shekulli tashmë.