E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terhiqet SHBA. Franca kryeson sulmet mbi Libi

Franca ka rënë dakort me SHBA dhe Britaninë e Madhe, që NATO të luajë rolin kyç në veprimet ushtarake në Libi. Marrveshja vjen pas kontakteve intensive mes presidentëve Nicolas Sarkozy, Barack Obama dhe kryeministrit britanik David Cameron. Eshtë rënë dakord për "modalitetet e shfrytëzimin e strukturave të komandës së NATO-s në mbështetje të koalicionit", njoftoi qeveria në Paris. Detajet mbetën fillimisht të paqarta. Në Uashington u tha se pritet një ndryshim i komandës brenda pak ditësh.

Vetë presdienti amerikan Barak Obama mbështet një  distancim të shpejtë e progresiv të amerikanëve. “Pres gjatë  dityëvbe në vim më tepër qartësi përsa i përket pjesëmarrësve në mision. Ndërkohë kemi reduktuar në mënyrë të ndjeshme numrin e avionëve luftarakë amerikanë  të përfshirë në operacionet në Libi” tha Obama.

NATO veproi ushtarakisht pas një hezitimi disaditor. Aleanca nisi një operacion detar për të realizuar embargon e armëve kundër regjimit Gadafi. E ndërsa priten të qartësohen  hapat e mëtejshëm  të makinës së luftës të vënë në veprim në Libi është e qartë se  udhëheqja efektive e NATO-s do të jetë e vështirë për shkak të kundërshtimit të Turqisë.

Ndërkohë sekretarja amerikane e shtetit bën të ditur se Gheddafi mban kontakte të vazhdueshme me vendet aleate për të vlerësuar dhe mundësinë e një ekzili.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›