Vocaj: Meraku nuk ka më para

www.albania-sport.com - Shefi i klubit të Besëlidhjes, Nikoll Vocaj, u është kundërpërgjigjur akuzave të lëshuara nga presidenti i Bilishti Sport, Spartak Meraku, që sipas këtij të fundit lezhjanët kishin fituar në Bilisht (2-1) falë ndonjë “truku” me lojtarët e devollinjve. Vocaj pohoi se dyshon te fuqia paguese e Merakut, dhe se ky i fundit përpara së të shpifte të deklaronte mungesën e burimeve financiare. Vocaj u ka premtuar 10 mijë për kokë futbollistëve të Besëlidhjes për fitoren ndaj Bilishti Sport. Pas përfundimit të takimit, presidenti Spartak Meraku akuzoi lojtarët e tij për shitje të ndeshjes dhe përjashtoi pesë futbollistë: Taçi, Kotomelo, Maçolli, Tushinka dhe Allamani.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 31 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili