Ndricim Xhepa: U kujtuan shumë vonë të më japin Urdhrin “Mjeshtër i madh
Përsos titujve dhe vlerësimeve që tashmë janë bërë jo pak, por 17 të tillë, për të apasionuarit e kinemasë ngelen të pakrahasueshme role si: Toma tek "Flutura në kabinën time", Ardi tek "Të mos heshtësh", drejtori tek "Treni në 7 pa 5", Arseni tek "Duaje emrin tënd", Beu tek "Dasma e Sakos", Haruni tek "I dashur armik", apo Ilo Zoto tek "Lindje, perëndim, lindje"; më tej në teatër: Romeon tek "Romeo dhe Zhuljeta", Fernando Krafin tek "Fernando", Xhorxh Shnajder tek "Kapitulli i dytë", Astrovin tek "Xhaxha Vanja" dhe deri tek nazisti, së fundmi, tek "Darka e gabuar". Janë këto figura, që e bëjnë aktorin Ndriçim Xhepa pa mëdyshje më të madhin e ditëve tona! A nuk është ky një motiv i fortë për të nisur suplementin "Summer Pages" me të?!
Keni marrë 17 çmime e trofe, sa i kënaqur jeni nga karriera juaj?
Realisht janë një shifër e tillë trofesh, dhe për hir të së vërtetës të barabarta, si teatrore edhe filmike, 17 kupa, vlerësime, çmime, urdhër nderi, nga presidenca, etj. Por padyshim nuk mundem të them që çmimet, vlerësimet, të kenë qenë qëllim në vetvete, të kenë qenë pararendja e mendimit apo arsyeja shtytëse e punës time, sepse do të tregoja në mënyrën më të thjeshtë që s'kam lidhje me këtë profesion, s'kam lidhje me këtë punë, absolutisht e para, e shtata dhe e njëzet e shtata është puna, është dëshira, pasioni, angazhimi serioz që duhet të kesh me këtë profesion. është padyshim serioziteti me të cilin duhet t'i shohësh këto lloj produksionesh filmike dhe teatrore, që të afrohen nga vlerësimi i regjisorëve dhe dëshira e padiskutueshme për të arritur cilësi, pavarësisht rrethanave që të krijohen në shesh xhirimi apo në sheshin skenik, me X apo me Y figurë. Kjo pasohet pastaj me dëshirën tjetër që kjo punë të pasqyrohet tek spektatori, në një sallë kinemaje apo teatrore, të shikohet sa më shumë, të pëlqehet sa më shumë mundësisht, dhe pastaj vijnë faza të tjera: që të jesh prezent në faza konkurruese, në festivale; qoftë brenda qoftë jashtë vendit, dhe pse jo, aty ku ka konkurrim, pastaj të kesh dëshirën të vlerësohet puna, por mbasi të kesh kryer të gjithë këto etapat e të bërit të shërbimit të punës, por kurrë nuk ka qenë qëllim në vetvete, qëllim imediat, qëllim shqetësues brenda meje që të udhëheqin punën dhe ndjesinë time, çmimet dhe medaljet. Ato kanë ardhur si pasojë e figurave cilësore që janë prodhuar, si në film, ashtu edhe në teatër, dhe si pasojë e vlerësimit të dhjetëra jurive, kolegë, regjisorë, aktorë, nga më të ndryshmit, kritikë etj. Pra, nuk burojnë si pasojë e shoqërive dhe miqësive, por si pasojë e punës.
Megjithatë, së fundmi keni marrë urdhrin "Mjeshtër i madh" dhe keni qenë madje gjatë kohës që shfaqej në skenën e teatrit, "Darka e gabuar". është një urdhër vërtetë i lartë. Sipas jush, erdhi në kohën e duhur?
Të shprehem sinqerisht nuk ka qenë objekt shqetësimi, po të marrim për shembull 10-vjeçarin e fundit, se kur do merret a kur do të jetë pjesë e vlerësimit tim ky titull, që në profesionin tonë titulli "Mjeshtër i madh" është në një kuptim, maksimumi i vlerësimit. Shqetësim ka qenë ardhja e roleve cilësore; shqetësim ka qenë që unë të pranoj rolet cilësorë, dhe të di të refuzoj e të mos bëhem skllav i honorareve që nuk rregullojnë ndonjë gjë të madhe në jetën tënde. Unë do të thoja që, duke pasur parasysh edhe individë të tjerë që mund ta kenë marrë këtë titull, qoftë 5 apo 10 vjet përpara, por duke parë në të gjitha drejtimet, për rolet çfarë të vijnë dhe çfarë i vijnë, çfarë arritjesh ke dhe çfarë arritjesh kanë, vlerësimet janë që ndoshta ky çmim, ky urdhër mund të kishte ardhur edhe më përpara. Kam mesazhe, dhjetëra, disa e disa që vijnë nga krijues edhe nga kolegë, direkt të zanatit, të cilët shprehen direkt, ose me mesazhe, ose me telefonata që duhet të vlerësohesha shumë më përpara, por sinqerisht e them nuk ka qenë objekt shqetësimi përse s'po vlerësohem, përse s'po e marr këtë titull. Dhe do ta mbyllja me këtë që, kam kënaqësi që këtë lloj titulli e disponoj me firmën e presidentit Bamir Topi. Kështu që, nuk më shqetëson ajo pse mund ta kisha merituar 5 apo 10 vjet më përpara.
Së fundmi në teatrin kombëtar, është shfaqur "Darka e gabuar", një shfaqje shumë e bukur sipas komenteve të medias, ku u kthyet me një rol me sukses të plotë, në rolin e Kolonelit. çfarë ishte për ju ky rol dhe ardhja e tij?
Sapo komentova që zgjedh dhe nuk pranoj çdo gjë që më afrohet. Realisht, unë në teatër po punoj pas 2 vitesh. Mora rol në teatër pas një 2-vjeçari në të cilin kam bërë 2 filma. Rikthehem në teatër pas Aktorvit që punova në "Xhaxha Vanja" me regjisorin vërtet shumë cilësor, siç është Umkovski, dhe rikthehem dhe e pranoj këtë rol. Nuk është në përmasat e rolit supervoluminoz nga fillimi deri në fund, por është një rol, po themi, me një strukturë më të mbledhur, kolonelit nazist tek "Darka e Gabuar" e Kadaresë, dhe e pranova absolutisht me kënaqësi. Në këto 30 vite, hyn në karakteret vërtetë të veçanta dhe simpatike. Ky është gjermani i dytë, siç thatë ju, bashkë me gjermanin tjetër tek filmi "Kthimi i ushtrisë së vdekur", por janë dy gjermanë krejtësisht të ndryshëm, në kohë të ndryshme, me detyra dhe operacione të ndryshme, me marrëdhënie krejtësisht të ndryshme, dhe po t'i shohësh, kushdo krijues, kritik, apo kushdo qoftë, kam bindjen që janë në rrethana në zgjidhje aktoriale, profesionale totalisht të ndryshëm nga njëri-tjetri, gjë të cilën unë e them hapur, e pretendoj. E them shqeto sepse vërtetë ka vlerë tek aktori ajo çfarë është kryesorja, mospërsëritja, mosrënia në batakun e gjërave të njëllojta, të vazhdueshme në kohë të ndryshme, role të ndryshme, por të bëra njëlloj. Kjo është arsyeja pse unë e pranova me kënaqësi. Kësaj do t'i shtoja një kënaqësi të punës me një regjisor vërtetë cilësor, si Fatos Haxhiraj, i cili pavarësisht nga 20 vjet shkëputje nga skena e këtij teatri, ka në arsenalin e punës së tij rreth 15 premiera të punuara nga vitet '75 deri në '90, dhe me të cilin unë ruaj kujtime vërtetë të mira, sepse kam punuar rreth 5 premiera me të, në role kryesore, në vitet '82 deri në '90, i cili ka shfaqur tek unë që në fillesat, 2-3 vjeçarin e parë timin si aktor, një simpati ndaj cilësive të mia si aktor. Dashamirësi reciproke, e cila shkoi nga viti në vit, nga puna në punë, në rritje dhe pas 20 vitesh takohemi e kemi një dëshirë të bashkëpunojmë përsëri me shumë kënaqësi, me shumë vlerësim karshi njëri-tjetrit në raportin regjisor-aktor. Si pasojë e kësaj, dhe kjo marrëdhënie e kësaj premiere, e "Darkës së Gabuar", pra midis meje dhe regjisorit Fatos Haxhiraj vërtetë konkludoi me një arritje, me një mbyllje të kësaj pune vërtetë sa mirënjohëse karshi njëri-tjetrit, sa respektuese, sa vlerësuese dhe pse jo mund t'i lërë vend në të ardhmen një bashkëpunimi tjetër vërtetë simpatik, që nuk është ndonjë sekret i madh, por ndoshta me një komedi, sepse realisht Fatosi si regjisor ka vërtetë cilësi shumë të veçanta, dhe në trajtimin e komedive që ka punuar dikur në teatrin kombëtar.
Në këtë moment le të kthehemi pak në kohë dhe shkojmë tek roli juaj i parë. Si e kujtoni në teatër, dhe a e kishit parashikuar këtë sukses?
Absolutisht, nuk ka se si ta parashikoja. Një njeri që e parashikon që në 2-3 vitet e para të të filluarit të këtij profesioni se pas X, Y vitesh do të jetë i tillë apo i atillë, unë kam bindjen që njëkohësisht i ka bashkangjitur vetes një vetëbesim dhe siguri shumë pavlerë, një vetësiguri dërrmuese, shkatërruese për vetë personin. Kështu që, fillesat kanë qenë gjithmonë në kërkim, një lloj përpëlitje. Absolutisht unë mendoj se duhet të jetë brenda këtij profesioni, në mënyrën më të natyrshme, pra përpëlitje krijuese, për të parë, për të studiuar ku vetvetja jote mund të jetë e integruar sa më natyrshëm në figurat e para, qoftë në film, qoftë në teatër, në një formë gjithmonë sa më të kujdesshme, me një nuhatje personale që duhet ta ketë sa fillestare, aq të zhvilluar në kohë aktori, për të krijuar atë rritjen shkallë-shkallë, jo të pa menduar, jo formaliste, por një rritje cilësore, me baza më të vërtetë profesionale. Në qoftë se ti do ta bësh këtë transparencë profesionale tek regjisorët, në formë të tillë, të zgjuar, absolutisht dhe regjisorët do të dinë të të ofrojnë rolet përkatëse që të takojnë.
Cili ka qenë roli juaj i parë?
Roli i parë në teatër, dhe jo më kot e përmenda dhe prezencën për herë të gjashtë apo të shtatë me Haxhirajn, sepse roli i parë ka qenë në një dramë simpatike, pas provimit të fundit në vitin '82, me regjisorin Fatos Haxhiraj. Aty kam pasur dhe një bashkëpunim, të cilin do ta cilësoja me të vërtetë shumë të vlerësueshëm nga ana profesionale. Sepse në atë vepër, babai i personazhit qendror të veprës ishte aktori i cilësive të veçanta, mund ta përdorim atë fjalën aktor i madh (sepse ne e përdorim shpesh këtë i madh, por për mendimin tim duhet përdorur më rrallë, aty ku vërtet meritohet), Sulejman Pitarka, dhe emri i personazhit tim sigurisht ka qëlluar rastësisht. Emri i personazhit tim ka qenë Martin, ashtu siç quhet sot im bir. Nuk ia kam vënë emrin për arsye të rolit.
Po kush e zgjodhi atëherë emrin Martin për djalin tuaj?
Emrin e djalit, Martin, padyshim e kam zgjedhur unë. Për hir të së vërtetës ime shoqe nuk ka treguar ndonjë shenjë egoizmi të tepruar për ta vendosur ajo, por përkundrazi me shumë dëshirë ka thënë që emrin e djalit ta vendos unë.
Po spunton nga e more?
Spunton e kam zgjidhur në formë të thjeshtë; vura disa njerëz në punë, vajzën e tezes, vajzën e hallës, vëllanë, tjetrin, tjetrin, të cilët më sillnin lista dhe unë vetëm krasitja dhe qethja, vazhdoja të ngushtoja rrethin derisa mbetën 3-4 emra. Nga ato 3-4 pasi u mendova dhe një natë, vendosa 1. Mendova se është një emër sa shqiptar aq edhe ndërkombëtar. Dhe me mbiemrin shkon nga ana e tingullit shumë natyrshëm, prandaj vendosa pa hezitim.
Kujtimi më i bukur në xhirimet e tua?
Filmi i parë që dha nxitje për punë të mëtejshme, ka qenë filmi "Shokët" i xhiruar po në vitin 1982. Kështu që viti '82 ka qenë medaljoni i parë i vlerësimit si aktor. Pra, direkt pas filmit "Shokët" në momentin që është parë në kolektiv, kolektivi krijues ishte goxha i konsiderueshëm për hir të së vërtetës në atë kohë, më është afruar skenari nga regjisori Spartak Peçani i filmit "Koha e largët", të cilën e mora me kinoprovë. Kinoprova zhvillohej midis meje dhe disa aktorëve me përvojë, minimalja 10 vjet më të mëdhenj se unë, siç ishin Guljem Radoja, Timo Flloko etj, dhe u fitua nga unë kinoprova. Pastaj në atë film kam punuar vërtetë me një qejf me një maniakëri artistike shumë të veçantë.
Pastaj erdhën në seri filmat e tjerë: "Duaje emrin tënd", "Të mos heshtësh", "Telefoni i një mëngjesi", "Flutura në kabinën time", "Kthimi i ushtrisë së vdekur", pastaj vijnë filma të tjera si: "Dasma e Sakos", "Porta Eva", "I dashur armik", "Lindje, Perëndim, Lindje" etj.
Xhirimi që ju ka mbetur më shumë në mendje?
Në 33-34 filma, ka pasur momente të veçanta që lidhen edhe me formën e një situate të vështirësisë interpretative, apo e vështirësisë së rrethanave të xhirimit, apo e vështirësisë së një dialogu apo një monologu me nerv, shpërthim emocional etj. Janë të shumta, përderisa është edhe një shifër goxha e konsiderueshme filmash. Mund të përmend: një moment i shpërthimit brenda familjes, tek filmi "Hije që mbeten pas" i revoltës së djalit karshi familjes; një përshfaqje të dhimbjes pasi Toma tek "Flutura në kabinën time" ka pësuar incidentin dhe në familje tek nëna dhe babai që e kanë rritur Tomën, ai përshfaq gjithë gjendjen, gjithë pështjellimin e tij shpirtëror, gjithë atë ngatërresë emocionale që ka brenda vetes. Ka qenë një moment për shembull i shpërthimit të Alush Beut tek "Dasma e Sakos" në momentin kur me gjithë lojën e dasmës e ndjeu që e futi në dorën e tij Sakon, kanë qenë momente poetike shumë të ndjera me aktoren polake Magdalena Vujçek, tek "Porta Eva", skena intime me të, me të vërtetë u ekzekutua midis meje dhe saj në një respekt profesional dhe shoqëror shumë të admirueshëm, apo mund të kujtoj prapë një vështirësi që në përgjithësi më shoqëroi gjithë figurën në tërësi tek "I dashur armik" me regjisorin Gjergj Xhuvani, pasi erdha direkt nga problemet e vështira shëndetësore, kardiake, pas vitit 2003, të mos harrojmë që unë xhirimet e atij filmi i kam filluar vetëm tre ditë pasi jam kthyer nga Italia. Me aktoren e disa filmave, me të vërtetë premtues për të ardhmen, siç ishte Matilda Makoçi, tek "Të mos heshtësh", midis ekonomistit dhe vajzës së re me dramën që kishte kaluar, ose tek raporti prapë i ngatërruar tek "Treni në 7 pa 5" midis meje dhe Alikajt që luan ekonomisten e bankës, apo raportit shumë të veçantë, shumë delikat, elegant dhe të vrazhdë që kishte Toma dhe Flutra, mësuesja e fshatit tek filmi "Flutura në kabinën time" etj.
I keni lënë ndonjëherë në mes xhirimet? Ke pasur ndonjë incident që të ketë shkaktuar ndërprerje të punës?
T'i kem lënë xhirimet... Tani ndoshta momentalisht, e kam të vështirë të kujtoj ndonjë, por besoj se duhet të ketë pasur ndonjë ditë anulimi xhirimi, ose ndërprerje, se për hir të së vërtetës mënyra se si punohej në film deri para viteve 90, koha ishte më në dispozicion të grupit të filmit për faktin që filmat shkonin edhe në 3-4 muaj xhirime, kurse sot filmi më i ngarkuar me ditë xhirimi mund të shkojë deri në një muaj e gjysmë. Unë që të jem bërë ndonjëherë shkak për të ndërprerë punën, nuk besoj, nuk kam pasur të tilla raste, nuk kam pasur asnjëherë ndërprerje për arsye moskorrektese apo mospërgatitjeje. Por, nuk do ta quaja të çuditshme nëse një moment nuk ecën sepse krijohen arsye, dhe mundet që një sekuencë të përsëritet prapë të nesërmen. Gjëra të tilla mund të ketë pasur dhe është krejtësisht logjike, gjithmonë në shërbim të asaj për t'u arritur momenti apo skena në formën më të mirë dhe sa më maksimale.
Keni bashkëpunuar me shumë aktore, cila ka qenë partnerja më e mirë?
Shiko, mbetet gjithmonë e vështirë, nuk është aq e thjeshtë, për të thënë atë kandarin 100% ekzakt sepse ju thatë me të drejtë shumë partnere dhe është e vërtetë që ndoshta mund të jenë të rrallë ose fare të rrallë aktorë që të kenë punuar me të gjitha koleget aktore më të dukshme të filmit dhe teatrit shqiptar. Duke filluar nga Xhuvani, Mujo, Alikaj, Bulku, Diamanti, Makoçi dhe duke vazhduar deri tek aktoret e huaja si Mgadalena Vujçek që vërtetë ishte aktore cilësore, shumë e sinqertë, shumë e vërtetë, sikundër dhe aktoret më të reja me të cilat kam bashkëpunuar, i kam pasur partnere në role kryesore këto vitet e fundit si: Olta Dako, Eftjola Laçka, Luli Bitri apo Monika Lubonja e Ermela Teli etj. Kështu që unë do të thoja se janë aktore të cilat, gjithsecila, ka të veçantën e vet, kush superon më shumë me filmin dhe diçka më pak në teatër, kush superon më shumë me teatrin dhe më e pak në film. Natyrisht veçon ajo aktore që i zotëron mirë të dyja, si filmin si teatrin. Unë jam i mendimit që gjithmonë këtë punë duhet ta bëjë kritika, absolutisht gazetaria artistike që i analizon, i veçon këto punë.
Një pyetjet të fundit, aktori është aktor në çdo rol, por cili rol ka qenë më afër temperamentit tuaj, cili ju ngjan më shumë? Kush më ngjan? Sinqerisht unë do të bëja ndonjë mëkat të vogël karshi një X apo Y figure në qoftë se do të zgjidhja një, pasi janë një masë e tërë, dhe kjo më gëzon, disi edhe me vetveten edhe me njerëzit që nuk janë të pakët, të cilët të vlerësojnë dhe kur ulesh rastësisht në tavolina miqsh, apo qoftë edhe me njerëz të profesionit apo jashtë profesionit. Mund të përmend edhe Benin tek "Hije që mbeten pas", edhe Tomën tek "Flutura në gabinën time", edhe Ekonomatin Ardin tek "Të mos heshtësh", edhe drejtorin tek "Treni në 7 pa 5", edhe Arsenin tek "Duaje emrin tënd" që jepej jo më larg se mbrëmë në atë kanalin T, edhe Gencin tek "Shokët", po edhe Beun tek "Dasma e Sakos" apo Harunin tek "I dashur armik", apo Ilo Zoto tek "Lindje, perëndim, lindje". Në teatër edhe Romeon tek "Romeo dhe Zhuljeta", edhe Fernando Krafin tek "Fernando", apo Xhorxh Shnajder tek "Kapitulli i dytë", apo Astrovin së fundi tek "Xhaxha Vanja" dhe deri tek nazisti së fundmi tek "Draka e gabuar". Kjo tregon që secila figurë ka pjesë të mia dhe jashtë meje, rëndësi ka që të gjitha këto, gjithë kjo vorbull cilësish që kërkon figura, që ti ke brenda vetes, diku-diku kërkon ndihmë dhe merr cilësi që i ka figura, të cilat ti nuk i ke të tuat, por duhet t'ia veshësh figurës. Kam përshtypjen që kjo është edhe centrifuga e ndjesisë dhe pështjellimit aktorial, të cilin aktori duhet ta ketë të rikarikueshëm, sepse në momentin që këtij centrifugu i shkarkohen bateritë, atëherë figura të tjera do të bien në përsëritje, do të bien në monotoni, do të ndjehet mungesa e të veçantës. Vetë fakti që këto figura filmike dhe teatrore që sapo përmenda, unë jam i bindur që po t'i fillonte t'i analizonte një kritik, një studiues filmi apo teatri, kam përshtypjen se do ta kishte pak të vështirë që të gjente të përafërtën midis figurave të mia. Kjo është, mendoj, një arritje, nuk dua ta teproj, por këto figura më ngushëllojnë më lënë pak të qetë brenda punës dhe investimit tim personal të deritanishëm. Duhet t'i them vetvetes që të mos ul kërkesën për të pasur një vijueshmëri sa më të freskët për figurat e mëtejshme, për të mos ulur kërkesën që fillon që nga pranimi i roleve, pranimi i ofertave dhe pastaj etapat e mëpastajme që kërkon sheshi skenik apo sheshi i xhirimit, bashkëpunimi me regjisorët deri në momentin e një premiere teatri apo një premiere filmi.