Brukseli: Po heqjes së vizave, jo tekave të Edvinit
Bashkimi Europian konfirmon se s’do të vonojë asnjë ditë vendimin për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe inkurajon vazhdimin e reformave, për marrjen sa më të shpejtë të statusit të kandidatit. Lidhur me situatën politike në vend, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE u kërkon dy palëve politike të përshpejtojnë gjetjen e një marrëveshjeje-kuadër, në respekt të plotë të kushtetutës së vendit. S’merret në konsideratë kurrfarë lobingu i Edi Ramës për të bllokuar vendimin për heqjen e regjimit të vizave
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u shprehën dje gjatë takimit të zhvilluar në Strasburg se situata politike në Shqipëri duhet zgjidhur sipas rekomandimeve të anëtarëve të Parlamentit Evropian Daul dhe Schulz, përmes pjesëmarrjes së opozitës në Kuvend dhe shtrirjes së dialogut me shumicën parlamentare. Shefat e diplomacisë së Bashkimit Evropian inkurajojnë palët për një zgjidhje të shpejtë, për tu fokusuar më pas në rrugën e reformave dhe ligjeve të rëndësishme, të cilat janë përcaktuese për rrugën e integrimit. Ndonëse, konsensusi nuk ka munguar, kryesisht nga ana e mazhorancës, përsëri opozita është treguar e paaftë, për t’ju përmbajtur paktit verbal, çka do të thotë zgjidhje të ngërçit politik në bazë të dialogut në parlament. Apeli i radhës i ndërkombëtarëve, lidhet pikërisht me këtë fakt shqetësues dhe problematik që i korrespondon marrëdhënieve të kushtëzuara të Partisë Socialiste me Parlamentin. Tendencat për të bllokuar punën e parlamentit dhe mos kthimit në ligj të mjaft drafteve që janë “detyra shtëpie”, për liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit kandidat, kanë hedhur dyshime të forta te kancelaritë perëndimore mbi rolin dhe objektivat e Partisë Socialiste në veçanti dhe opozitës së majtë në tërësi. Në këtë drejtim, pavarësisht se Shqipëria ndodhet në momentet më të rëndësishme të perspektivës së saj evropiane, opozita kërcënon me bllokim të punës së parlamentit, duke nënkuptuar kështu ndërprerjen e aspiratave tw integrimit evropian, përsa kohw PS-nw do ta kaplojnë interesat personale tw njw tw papjekuri politik.