“Emri” Gruevski:Populli do të thotëfjalën e fundit
SHKUP- Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Greuvski përsëriti qëndrimin e qeverisë së tij lidhur me çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.
“VMRO-DPMNE-ja nuk ka ndërmend që interesat e popullit dhe shtetit të vet t'i tregtojë për çfarëdo ose këdo, sado që të jetë ai më i madh dhe më i fuqishëm. Secili që luan në letrën e shantazheve, bllokadave apo kërcënimeve duhet të dijë se e humbë kohën. Ja tashmë tre vjet na ushtrojnë trysni, ndërsa gjatë katër pesë muajve të fundit, kaluam edhe nëpër trysnitë më të ashpra për të pranuar punë, të cilat nuk janë për t'u pranuar“, u shpreh kryeministri Gruevski gjatë fjalimit të tij në ceremonisë për 20 vjetorin e themelimit të VMRO-DMPNE-së.
Ai sërish nënvizoi se, nëse arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, do të hidhet në referendum dhe populli do ta thotë fjalën e fundit për çështjen e emrit.
Partia udhëheqëse e koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE mbrëmë në sheshin e Shkupit shënoi 20 vjetorin e themelimit të saj. Mijëra veta ishin pjesë e këtij mitingu, i cili ishte organizuar gjerë e gjatë nga ana e shtabit organizativ të kësaj partie. Për rreth 16 orë u bllokuan rrugët kryesore të pjesës qendrore të Shkupit.
(e.n/mia/BalkanWeb)