Elektroshtëpiaket, kush konsumon më pak, lexo etiketën
Qysh nga viti 1998, Direktiva Europiane, ka parashikuar në mënyrë të detyrueshme prezencën e të ashtuquajturës etiketë energjetike në frigoriferë, ngrirës, furra, lavatriçe dhe larëse enësh. Qëllimi është që përdoruesit të informohen mbi konsumin e energjisë elektrike të pajisjes, duke treguar klasën e eficencës energjetike, të cilës ato i përkasin.
Nëse lexohet etiketa me kujdes, kupton lehtësisht që pajisjet elektroshtëpiake me konsum te ulët, të cilat kushtojnë pak më shumë se të tjerat, përbëjnë një kursim të sigurt! Në etiketën energjetike janë vendosur 7 shigjeta të ngjyrosura, ku çdonjëra nga të cilat i përket niveleve te ndryshme të eficencës. A-ja tregon nivelet më të ulëta të konsumit, G-ja ato më të lartat, dhe germat e tjera tregojnë nivelet e ndërmjetme. Në këtë mënyrë mund të kuptosh se cila pajisje është më e përshtatshme për ty. Gjithashtu, etiketa energjetike të jep të tjera informacione të dobishme. Për shembull, marka Ecolabel tregon që aparatura që ju po blini respekton ambientin. Për lavatriçet dhe larëset e enëve, përkundrazi mund të gjesh të dhëna mbi konsumin në kwh/vit, mbi efikasitetin e larjes dhe të centrifugës ose mbi kapacitetin e ngarkesës. Ose, për frigoriferët, etiketa energjetike të tregon jo vetëm konsumin në kwh/vit, por dhe zhurmën që ai shkakton si dhe volumin e pranishëm për ushqimet.