E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndriçimi në shkolla, 21% e fëmijëve probleme me shikimin

 

Ndriçimi i dobët në klasa dhe mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer një vizitë të syve ka bërë që jo pak prej nxënësve të shkollave 9-vjeçare të kenë probleme me shikimin. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik dëshmojnë këtë fenomen. Sipas studimit të kryer nga specialistët  rreth 21% e fëmijëve nga 6-14 vjeç kanë çrregullime pamore. Ndërsa niveli i ndriçimit është 2 herë më i ulët se në vendet e BE. Në analizë janë marrë sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 13 shkolla 9-vjeçare në 5 qytete të vendit Tirana, Shkodra, Vlora, Korça dhe Elbasani. Përzgjedhja e tyre u bë në mënyrë të rastësishme. Nga specialistët e ISHP u analizuan 500 fëmijë. Për vlerësimin e mprehtësisë së pamjes u përdor tabela me shkronjën U, e vendos në 3 kilometra distancë. Po ashtu specialistët e Shëndetit Publik kanë matur edhe ndriçimin në të gjithës shkollat ku u depistuan nxënësit. Përfundimet e studimit tregojnë se rreth 20 për qind e fëmijëve rezultuan të ishin me mprehtësi të ulët në shikim. Nga ana tjetër nga mosha 6 deri në 14 vjeç nga 5 deri në 10 për qind e fëmijëve kanë probleme serioze me shikimin për shkak të një sërë faktorësh, duke filluar që nga niveli i ndriçimit, defektet e trashëguara dhe përkeqësimi i gjendjes së tyre, pasi prindërit nuk i çojnë për vizita tek mjeku okulist. Sipas mjekëve Okulistë, fëmijët duhet të kenë dritë të mjaftueshme për të lexuar dhe për të shkruar, në të kundërt ata rrezikojnë të dëmtojnë shikimin. Ata këshillojnë gjithashtu edhe ruajtjen e distancës nga librat, e cila duhet të jetë minimalisht 30 centimetra. Nxënësit që kryejnë mësim gjatë orëve të pasdites duhet të kenë ndriçim të fortë dhe të mjaftueshme për të parë në dërrasën e zezë, apo për të lexuar. Drita artificiale duhet të jetë e plotë, në mënyrë që sytë e fëmijëve të mos kenë vështirësi për të dalluar germat apo numrat. Sipas specialistëve të Shëndetit Publik, në vendin tonë në shkolla nuk ka një ndriçim të mjaftueshëm qoftë natyral, qoftë artificial. Niveli i ndriçimi është rreth 250-30 luks (njësia matëse e ndriçimit) ndërkohë që sipas rekomandimeve të OBSH, ky niveli mesatar i ndriçimit duhet të jetë 700 luks. Sipas tyre edhe mungesa e energjisë elektrike është një problem serioz për shikimin e fëmijëve, pasi në oraret kur duhet të ndizen llambat fëmijët mundojnë të shikojnë, duke u mjaftuar me dritën që mund të hyjë nga dritaret. Nga ana tjetër, mjekët okulistë këshillojnë se fëmijët duhet të vizitohen të paktën një herë në vit, te specialit në mënyrë që të parandalojnë të gjitha problemet, që në një të ardhme mund të çojnë në dëmtim të shikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›