E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, këmbët e Michelle-s, “skandal”

 

Paraqitja e Zonjës së Parë amerikane po jep gjithnjë e më shumë shkas që mediat ta bëjnë atë personazh të ditës, qoftë edhe për skandale. Pak muaj më parë Michelle kishte hapur diskutime për paraqitjen e saj me krahë tërësisht të zhveshur dhe tani ajo jep një tjetër kënaqësi për kritikët e saj: diskutimet për daljen e Zonjës së Parë amerikane me pantallona të shkurtra, gjë që komentohet ende si skandal. Michelle Obama është fotografuar duke zbritur nga avioni “Air Force One” me pantallona të shkurtra. Indinjimin e parë e ka pasur “Huffington Post”, duke e krahasuar Zonjën e Parë më të pikasur amerikane me stilin e Laura Bushit dhe Patricia Nixon-it (për të mos përmendur Jacky Kennedy), ka shkruar gazeta duke hedhur një sondazh të shpejtë që iu kërkonte lexuesve të saj nëse “Michelle Obama ka të drejtën të tregojë këmbët”. E veshur si një turiste e zakonshme pas një ekskursioni në Grand Canyon, Michelle ka mbërritur në Phoenix me pantallona të shkurtra blu, me bluzë të bardhë dhe me një këmishë të zbërthyer sipër. “Kjo është Zonja e Parë amerikane që zbret nga ‘Air Force One’ me të shkurtra. Nuk ka dyshim që zonja Obama ka këmbë të mrekullueshme, por mendoni se është e hijshme për një zonjë të parë të tregojë këmbët?”, shkruan “Huffington Post”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›