E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vjedhje rekord e të dhënave bankare

 

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka njoftuar publikun mbi një nga vjedhjet rekord të të dhënave bankare të zbuluara ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Një djalë nga Majami me dy hakera që jetojnë në Rusi apo pranë saj akuzohen se kanë vjedhur 130 milionë numra të kartave të kreditit. Sipas magjistraturës së Nju Xhersit, ish-informatori qeveritar, Albert Gonzales, 28-vjeçar, është autori i vjedhjes së informacioneve nga afro 130 milionë kartela debituese dhe kreditore, duke shënuar, siç është përkufizuar nga prokurorët federalë të Shteteve të Bashkuara, vjedhjen më të madhe të të dhënave personale. Sipas autoriteteve, Gonzales ishte informator i shërbimit sekret amerikan, gjë që e ka ndihmuar në gjetjen e hakerëve. Prokurorët kanë theksuar se qëllimi i të akuzuarit ishte që informacionet e vjedhura t'i shiste. Sipas aktakuzës, i arrestuari Gonzales dhe dy ndihmësit e tij rusë, depërtonin në sistemet kompjuterike të kompanive dhe fshehtas i montonin të ashtuquajturit "softuera të këqij", të cilët më vonë u mundësonin qasje në rrjet dhe vjedhje të të dhënave. Për akuzat që ngarkohet Albert Gonzales, mund të dënohet me 20 vjet burgim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›