E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndroqi prezantohet nesër si president nderi i WBF

Ylli Ndroqi Presidenti i Federates së Boksit Profesionist Shqiptar do të zgjidhet nesër në mesditë dhe president nderi i WBF. Një ndër federatat më të njohura në boksin botëror,në këtë federatë bokson edhe shqiptari Kreshnik Qato. Zoti Ylli Ndroqi është njëkosisht edhe promoter i boksierit shqiptar Kreshnik Qato. Kohë më parë zoti Ndroqi refuzoi të merrtë detyrën e presidentit ekzekutiv të WBF për shkak të impenjimeve të mëdha në fushën e biznesit dhe botën e medias. Për kontributin e tij të madh në sportin e boksit drejtuesit më të lartë të WBF kanë mbërritur në Tiranë ku në krye te delegacionit është presidenti ekzekutiv i WBf Haward Goldberg nga Afrika e Jugut, bashkë me të janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i WBF si dhe disa antarë të tjerë të këaj federate të cilët zyrtarisht do ti japin Z.Ylli Ndroqi edhe postin e Presidentit të nderit të WBF .
Prezantimi i Ylli Ndroqit si president nderi i WBf do të bëhet nesër në orën 11.00 me anë të një konference për shtyp në hotel Tirana. Ku do të marrin pjesë personalitete të boksit shqiptar përfaqësues të sportit dhe medias.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›