E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, fokusi te specializimet afatgjata në mjekësi

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe një shtesë në VKM-në, “Për Miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë,” me propozim të Ministrit të Arsimit. Këto ndryshime synojnë të përmirësojnë dhe saktësojnë standardet e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë (IAL).

Ndryshimet kryesore të miratuara nga Qeveria përfshijnë fillimisht saktësimi i termave.

Kudo në përmbajtjen e shtojcave të vendimit, shprehja “personel efektiv” zëvendësohet me termin “personel akademik me kohë të plotë”. Ky saktësim pritet të ketë ndikim në mënyrën se si IAL-të raportojnë dhe plotësojnë standardet e tyre të stafit.

Specializimet në mjekësi

Ndryshimi më thelbësor është riformulimi i titullit të Shtojcës Nr. 7 dhe shtimi i një Shtojce Nr. 8 të re.

Titulli i Shtojcës Nr. 7 ndryshohet në: “Standardet e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë ‘Specializime afatgjata’ në fushën e mjekësisë”. Ky veprim thekson rëndësinë e standardeve të specializuara për formimin e mjekëve.

Ngarkohen Ministria e Arsimit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe vetë institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›