Ndihmat ruse jo ndihma, përforcim për barrikadat

Ajo e cila për tre ditë konsiderohej si ndihmë humanitare, rezultoi se nuk është e tillë. 25 kamionët rusë që hynë në veri të Kosovës, përmbajnë pajisje dhe aksesore të tjerë për të ndihmuar serbët në përforcimin e barrikadave.
Autoritetet doganore e policore të Republikës së Kosovës bashkë me ato të EULEX-it pas kontrollit në kufi zbuluan se kamionët nga Rusia përmbanin soba për ngrohje, gjeneratorë, tenda dhe një sasi e vogël ushqimi të konservuar.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi i cili tha se malli i importuar u shërben serbëve për t`i forcuar barrikadat.
I pyetur se pse është lejuar hyrja, pasi bëhet fjalë për pajisje për t`i forcuar barrikadat, Rexhepi tha se baza e marrëveshjes për t`i lejuar këto ndihma është hartuar në një takim mes qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it. Kamionët nga Rusia për disa ditë qëndruan në Jarinjë pasi serbët refuzonin kontrollin doganor dhe shoqërimin e tyre nga EULEX-i.