E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime në Prokurorinë Berat dhe Gjirokastër

TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot ndryshime në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe Berat.

Prokurori i Përgjithshëm ka shkarkuar nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Berat, Xhemal Saliaj, me motivicionin për keqadministrim të dokumentacionit dhe mos ushtrim të funksioneve drejtuese, duke komanduar në këtë zyrë prokurorin Ardian Ylli.- thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Këshilli i Prokurorisë në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar edhe kandidaturën për drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ku është dhënë pëlqimi për emërimin në këtë funksion të prokurorit  Arben Pasho, i cili ka ushtruar me sukses deri në këtë moment detyrën e drejtuesit të Njësisë Task Force të Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër.

Sipas njoftimit të Prokurorisë këto transferime janë në funksion të mirë organizimit të punës dhe fuqizimit të kapaciteteve njerëzore në përgjigje të dinamikës dhe volumit të punës të zyrave respektive, të evidentuara në analizat vjetore të kryera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›